Karriere

Kompania Yahoo tregon hollësitë e diversitetit të punonjësve të saj

Jun 18 2014
0 Shpërndarje
Kompania Yahoo tregon hollësitë e diversitetit të punonjësve të saj

DSC_0205.0_standard_640.0Yahoo gjatë ditës së martë u bë kompania më e fundit që zbuloi veçoritë demografike të punonjësve të saj, duke përfunduar që shumica e punëtorëve janë meshkuj të bardhë. Yahoo ka marrë veçoritë për 12,200 punonjës. Kjo kompani ka treguar po ashtu që gjinia dhe etnia përgjatë punonjësve të teknologjisë, punëtorëve jashtë teknologjisë dhe grupeve udhëheqëse, dominohet nga meshkujt e racës së bardhë.

Raporti i plotë vjen nga Google dhe LinkedIn, që kanë publikuar raporte të ngjashme duke treguar fuqinë e tyre punëtore – dhe sikur Yahoo – punëtorët janë kryesisht të bardhë ose meshkuj aziatikë. Google ishte kompania e parë që zbuloi këto lloj statistikash, duke thënë që është larg nga gjendja që do të donte të ishte sa i përket diversitetit dhe këto informacione që u zbuluan ishin synuar që të tregonin për këtë çështje. Edhe kështu, kompania tha që pjesë e problemit ishte edhe edukimi, pasi që femrat, të zinjtë dhe hispanikët që merrnin tituj universitarë në shkenca kompjuterike ishin më të paktë në SHBA, problem ky që është ndihmuar edhe nga problemet me marrjen e vizave për punonjësit që mund të duan të bëhen punëtorë.

Rezultatet nga tre kompanitë vështirë se mund të krahasohen, kryesisht për shkak të madhësisë, ku vetëm Google ka rreth 50 mijë punonjës në nivel global. Sidoqoftë, Yahoo dhe LinkedIn janë më të ngjashme, ku femrat në të dy kompanitë përbëjnë më pak se 40 për qind të të gjithë punonjësve. Dy kompanitë patën po ashtu statistika shumë të afërta sa i përket numrit të punëtorëve të bardhë dhe që i përkasin ndonjë kombi nga Azia për punonjësit e vet në SHBA. (CIO Albanian)

tumblr_inline_n7c1pxop4i1qhxx5s_medium

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>