Harduer

Kompania Panasonic lajmëron një pajisje të re

Oct 29 2012
0 Shpërndarje
Kompania Panasonic lajmëron një pajisje të re

Linja Toughbook e Panasonic është e njohur në fushën e bizneseve për ata persona që duan një laptop të cilin mund ta marrin me vete gjatë udhëtimeve, që të rezistojë ndaj keqtrajtimeve.

Javën që kaloi kompania iu shtuar grupit të Windows 8 me toughbook-un e saj C2, i cili ka të instaluar Windows 8.

Në konferencën për shtyp kompania tha se ekrani 12,5 inç mund të rrotullohet dhe të kthehet përsëri prapa duke e shndërruar notebook-un në një tabletë të madhe.

Pajisja mendohet se është krijuar për bizneset

Pajisja ka një procesor Intel Core i5 që vepron me 2.8 Ghz dhe një bateri që mban 11 orë. Mund të zgjatet deri në 15 orë duke rregulluar opsionin për jetëgjatësisë.

Thoughbook C2 ka një ndërtim të fortë që lejon rënie nga 13 cm pa u dëmtuar. Pavarësisht këtij fakti, pajisja nuk peshon më shumë se 2 kg.

Notebook-u do të dalë në dhjetor dhe konsumatorët do të kenë mundësinë për të instaluar gjithashtu Windows 7.

Çmimi do të jetë pak i lartë në 2,494 dollarë dhe me sa duket do të jetë i krijuar për bizneset. (CIO Albanian)

Tags >

panasonic
Lajmet e fundit>