Investim

Kompania Oracle blen Tekelec

Mar 26 2013
0 Shpërndarje
Kompania Oracle blen Tekelec

Oracle Oracle po shton në sistemin e vet të komunikimit Tekelec, që e bleu së fundmi, i cili ofron sinjalizimin e rrjetit, politikat e kontrollit dhe aplikacion për menaxhimin e të dhënave të abonimit për rrjetet mobile. Kushtet e kontratës akoma nuk janë zbuluar.

Zhvillimi i smartfonëve dhe i shërbimeve mobile ka ushtruar presione mbi rrjetat mobile dhe produktet e Tekelec mund ti ndihmojë ofruesit të menaxhojnë këto ngarkime të rrjetit dhe gjithashtu të optimizojnë të ardhurat.tekelec

Oracle planifikon të përfshijë aftësitë e Tekelec në portofolin e tij të produkteve të komunikimit edhe do ti kombinojë ato me produktet që pritet të blejë nga Acme Packet, sipas një deklarimi të postuar në faqen zyrtare të Oracle.

Gjithashtu kontrata me Tekelec do ta bëj Oracle një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimit pranë T-Mobile,AT&T, Verizon edhe Orange. Oracle është gati të rrisë biznesin e tij të telekomit .

” Ajo çfarë ne duam realisht të bëhemi është të jemi ofruesit më të mëdhenj të telekomit. Oracle do ta arrijë këtë nëpërmjet përpjekjeve të vet inxhinierëve edhe këtyre blerjeve ” tha Lerry Ellison, shefi ekzekutiv i kompanisë. (CIO Albanian)

Tags >

oracle
Lajmet e fundit>