Harduer

Kompania Nvidia do të bashkojë CPU me GPU në produktet Tesla

Nov 4 2012
0 Shpërndarje
Kompania Nvidia do të bashkojë CPU me GPU në produktet Tesla

Nvidia po planifikon të ndërthurë bërthamat CPU me ato grafike në çipet Tesla me performancë të lartë. Kjo metodë ndryshon nga çipet aktuale, tek të cilat përfshihet vetëm një procesor grafik.

Tesla synon tregun e superkompjuterëve dhe aplikacioneve të ndërmarrjeve. Çipet e ardhshme të Tesla-s, me CPU dhe GPU, mund t’i ngjajnë atyre Nvidia Tegra për smartfonë dhe tabletë.

Ato kombinojnë CPU ARM me procesorët grafikë GeForce. Por, çipet Tesla do të kombinojnë bërthamat e CPU-së me bërthamat grafike, diçka që gjendet në një kartë grafike diskrete.

Kompania po ndërton çipet e veta të bazuara në arkitekturën e re ARMv8

Nvidia nuk ka dhënë një datë të caktuar se kurmund të lançohen çipet Tesla me CPU dhe GPU. Megjithatë, kompania po ndërton çipet e veta të bazuara në arkitekturën e re ARMv8, e cila pritet të përfshihet në smartonë, tabletë dhe serverë.

Disa nga superkompjuterët më të shpejtë në botë kombinojnë CPU-të dhe GPU-të, për llogaritje komplekse matematikore apo shkencore.

Më i fundit që është lançuar është superkompjuteri Titan, i cili i përket U.S. Department of Energy’s Oak Ridge National Laboratory. Ai ka 18,688 CPU 16-core Opteron 6274 x86 me 18,688 GPU Nvidia Tesla K20, dhe jep një fuqi përpunimi prej 20 petaflops.

Integrimi i CPU-ve dhe GPU-ve ARM do të sillte jo vetëm perfomancë më të lartë, por edhe reduktim të konsumit të energjisë së serverit. (CIO Albanian)

Tags >

nvidia
Lajmet e fundit>