Slider

Kompania Mega e Kim Dotcom do të prezantojë një shërbim të enkriptuar të video thirrjeve bazuar në shfletues

Dec 31 2014
0 Shpërndarje
Kompania Mega e Kim Dotcom do të prezantojë një shërbim të enkriptuar të video thirrjeve bazuar në shfletues

Kim-Dotcom-798x310Kim Dotcom, themeluesi i shërbimit të hostimit Mega, tha se kompania e tij Mega do të prezantojë një shërbim me video thirrje të bazuar në shfletuesit aktual së shpejti. Dotcom i referohej shërbimit në rrjetin social Twitter me hashtag #MegaChat, por konfirmoi se ky mund të mos jetë emërtimi final i tij. Ekzistojnë spekulime të shumta lidhur me këtë shërbim duke qenë se flitet të ofrojë një komunikim të enkriptuar. Kim Dotcom premtoi se enkriptimi i shërbimit do të jetë i bazuar në shfletues dhe do të ofrojë shpejtësi të lartë transmetimi të dhënash.

Në muajin shkurt të 2013, Kim fillimisht zbuloi se Mega do të ofronte edhe shërbime të e-mail, chat, audio dhe video. Përsa i përket shërbimit e-mail nuk kemi dëgjuar për të që nga gushti i 2013, ndërsa tre kategoritë e tjera personifikojnë një shërbim i vetëm: konkurrenti i ardhshëm i Skype. Në fakt, Dotcom vitin e shkuar i quajti Gmail, Skype dhe iCloud si shërbime që nuk ofrojnë privatësi të mjaftueshme për shkak se zyrat qendrore gjendet në SHBA kur qeveria amerikane mund të kërkojë akses në të dhënat e përdoruesve në kushte të caktuara. Për këtë arsye Kit Dotcom përmendi Skype në një cicërimë të ditës së sotme.

Në muajin nëntor të 2013, shërbimi i Chat-it pritej të lançohej në muajt e parë të 2014 dhe nuk është akoma e qartë pse akoma nuk ka mbërritur gjer më sot. Mbase mund të jetë fakti se shërbimi është i bazuar në shfletues dhe teknologji të tilla janë akoma të zhvillim ku Microsoft po përpiqet të realizojë këtë gjë përmes shërbimit Skype. (CIOAlbanian)

Lajmet e fundit>