Business & Management

Kompania Lenovo synon të hyjë në tregun amerikan

Oct 12 2012
0 Shpërndarje
Kompania Lenovo synon të hyjë në tregun amerikan

Lenovo shpreson se kompjuterët e prodhuar në SHBA do të tërheqin më tepër blerës si dhe do të bëjnë që laptopët e tyre ThinkPad dhe tabletat të arrijnë më shpejt tek konsumatorët amerikanë.

Kompania që është me bazë në Kinë, deklaroi në fillim të muajit se do të hapte një fabrikë prodhimi në Whitsett, Karolinën e Veriut, e cila do të ishte e para e kompanisë në SHBA dhe do të hapte fillimisht 115 vende pune të reja në sektorin e prodhimit. Kompania planifikon të prodhojë laptopët ThinkPad dhe tabletët duke nisur nga viti tjetër.

Me këtë fabrikë të re, ata synojnë të arrijnë konsumatorët amerikanë brenda një jave nga dita e prodhimit, ose në disa raste të veçanta, edhe brenda ditës. Gjithsesi, ThinkPad Tablet 2, që do të dalë në shitje në tetor, nuk do të prodhohet në fabrikën amerikane.

Kompania ka fabrika edhe në shtete të tjera

Pjesa më e madhe e produkteve të Lenovo që vjen nga Kina duhet të mbërrijë normalisht brenda 10 ditëve në destinacionet e kërkuara, por ndonjëherë kjo periudhë zgjatet edhe në disa javë. Kompania ka fabrika edhe në Japoni, Brazil, Gjermani dhe Meksikë.

Etiketa “Made in USA” mund të jetë tepër tërheqëse për disa konsumatorë. “Vendosëm se ishte koha e duhur për të hapur një fabrikë në SHBA sepse kështu fitojmë shpejtësi për të arritur tek konsumatorët. Mund të sjellim shërbime dhe produkte sipas kërkesave më shpejt dhe më lehtësisht se sa nga një kontinent tjetër”, – u shpreh Hortensius, zv. Presidenti i kompanisë.

Megjithatë, ende mbetet problemi i kostos dhe se çfarë çmimi janë të gatshëm konsumatorët të paguajnë për një pajisje me etiketën “Made in USA”. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>