Data Center

Kompania Facebook me qendër të re të të dhënave

Apr 25 2013
0 Shpërndarje
Kompania Facebook me qendër të re të të dhënave

facebook data centerRrjeti shoqëror Facebook për shumëkënd mund të tingëllojë si një faqe fare e thjeshtë, e cila mundëson të shihen përditësime të fundit nga shokët, mundëson lidhjen dhe bisedimin me ta, por ata që qëndrojnë prapa kësaj faqe kanë treguar që në fakt nuk është puna edhe aq e thjeshtë. Kohët të fundit ishin përhapur disa thashetheme, të cilat u konfirmuan nga vetë ndërmarrja Facebook që qendra e re e madhe me të dhëna që do të ndërtohet në Altoona, Iowa do të jetë pronë e ndërmarrjes Facebook. Por shumëkush mund të thotë se ç’lidhje paska ndërlikueshmëria e rrjetit Facebook me këtë qendër të re të të dhënave. Dhe më poshtë mund të shihni përgjigjen:

“Për shumicën e njerëzve, Facebook është diçka shumë i thjeshtë. Është një shërbim që e viziton çdo ditë për t’u lidhur me njerëzit dhe gjërat për të cilat interesohesh,” shkroi në një postim në blog zëvendëskryetari i inxhinierisë së infrastrukturës së Facebook-ut, Jay Parikh. “Por prapa skenave, Facebook është një shërbim global i shkallës dhe ndërlikueshmërisë së pamasë – mbi 1 miliard njerëz përdorin rrjetin Facebook çdo muaj dhe çdo ditë janë më tepër se 2.7 miliardë pëlqime dhe mbi 2.4 miliardë gjëra përmbajtësore të shpërndara me shokë.”

Dhe në mënyrë që të mbulohen të gjitha këto të dhëna që kanë të bëjnë me pëlqime, fotografi, përmbajtje, Facebook ka nevojë që të sigurojë infrastrukturë të mjaftueshme për të përballuar tërë këtë përmbajtje, pra ka nevojë për më tepër serverë.

Sipas rrjetit Facebook, qendra e re e të dhënave do të përdorë dizajnet e serverëve Open Compute Project, që përdor dizajnë të qendrave me të dhëna me burim të hapur për të përshpejtuar inovacionin harduerik dhe për të reduktuar ndikimin në ambient të informatikës cloud. Ajo po ashtu do të ketë edhe sistemin për freskim të ajrit, arkitekturën e rrjetit dhe do të ndërtohet në standarde të LEED Gold. “Kur të përfundohet, Altoona do të jetë në mesin e fabrikave më të avancuara dhe me efikasitetin më të madh energjetik të llojit të vet,” shkroi Parikh.

Facebook ka dhe disa qendra të tjera të të dhënave

Sipas zyrës së guvernatorit të Iowas, Terry Brandstad, Facebook do të investojë të paktën 299.5 milionë dollarë në këtë projekt. Faza e parë do të jetë konstruktimi i një ndërtese prej 44,222 metra katrorë për të siguruar qendrën e re me të dhëna. Si rezultat i krijimit të vendeve të reja të punës dhe investimit në Iowa, sipas zyrës së Brandstadit, Faceboook do të fitojë 18 milionë dollarë përfitime në taksa. Përveç qendrës në Altoona, Facebook ka po ashtu qendra të të dhënave në Prineville, Oregon, Forest City,

Karolinën Veriore dhe Lulea të Suedisë. Rrjeti shoqëror planifikon që të vendos themelet në Iowa gjatë kësaj vere dhe të ketë të përgatitur qendrën e vet e cila pritet të punojë gjatë vitit 2014. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>