Investim

Kompania Emirates do të blejë 1000 tabletë HP ElitePad 900

Nov 21 2012
0 Shpërndarje
Kompania Emirates do të blejë 1000 tabletë HP ElitePad 900

Emirates, kompania nga Dubai, ka njoftuar planet për të blerë 1000 tabletë HP ElitePad 900 për ekuipazhin e saj.

Kompania Emirates në fillim do të blejë vetëm 100 tabletë në janar të vitit 2013 në mënyrë që sistemi të integrohet dhe ekuipazhi të mësohet më këtë pajisje.

Plani është që të gjithë 1000 tabletët të blihen deri në fund të vitit 2013. Kompani ka zhvilluar një aplikacion për tabletët HP për ti ndihmuar ekuipazhit që të ofrojnë një shërbim sa më të mirë gjatë fluturimit

Siç ceket, aplikacioni do t’u mundësojë pilotëve ti lajmërojnë stjuardesat rreth detajeve të çdo fluturimi, po ashtu do të shërbejë për dërguar udhëtarët në biznes klasë apo klasën e parë gjatë fluturimit, kurse përshtypjet e udhëtarëve në lidhje me shërbimin do të dërgohet përmes tabletit direkt në selinë e kompanisë.

Aplikacioni po ashtu do të ruaj të dhëna për fluturimet e mëparshme, përkatësisht gjërat që udhëtarët konkret preferojnë, siç janë ushqimi, vena, ulja e gjërat tjera.

Në fund të fundit, kjo është një fitore e vogël për Microsoft-in dhe tregon se ka interesim te bizneset për ta përdorur Windows 8.

Derisa disa avio kompani kanë zgjedhur për të përdorur iPad apo edhe tabletë Android, adaptimi i pajisjeve me Windows 8 nga kompania Emirates mund të tërheqë më shumë biznese të marrin të njëjtën rrugë. (CIO Albanian)

Tags >

tablet
Lajmet e fundit>