Business & Management

Kompania e specializuar për njohje të zërit, Nuance, mund të blihet nga Samsung

Jun 17 2014
0 Shpërndarje
Kompania e specializuar për njohje të zërit, Nuance, mund të blihet nga Samsung

DSC_2914.0_standard_640.0Nuance, që është kompani reputacioni i të cilës ishte ndërtuar në teknologjinë mbresëlënëse të njohjes së zërit, është raportuar që ka zhvilluar bisedime rreth një shitjeje të mundshme në Samsung. Wall Street Journal raporton që Nuance ka qenë në diskutime me kërkues të shumtë; përveç Samsung-ut – që është njëri nga konsumatorët e shumtë të Nuance-së – kompania thuhet që ka folur me kompanitë private të kapitalit rreth një marrëveshjeje të mundshme. Fatkeqësisht, Journal shkruan që për momentin është e paqartë se ku kanë çuar këto bisedime ose nëse ende janë duke u zhvilluar.

Nuance ka disa produkte dhe shërbime të popullarizuara në treg, të udhëhequra nga softueri i vet Dragon NaturallySpeaking. Siri i Apple ka përdorur në masë të madhe njohjen e zërit nga Nuance, ndonëse Journal nuk e liston këtë kompani në mesin e blerësve të vet të interesuar. Mund të supozohet që ka ende marrëveshje të vlefshme që do të parandalonin një trazirë nëse Nuance do të bëhej pjesë e ndonjë kompanie tjetër udhëheqëse; kompania ka klientë në një numër të fushave, duke shkuar nga prodhuesit e automjeteve dhe prodhuesve të pajisjeve elektronike, e deri tek specialistët e kujdesit shëndetësor. (CIO Albanian)

Tags >

Samsung
Lajmet e fundit>