Business & Management

Kompania e shërbimeve Cloud, Salesforce do të blejë ExactTarget

Jun 6 2013
0 Shpërndarje
Kompania e shërbimeve Cloud, Salesforce do të blejë ExactTarget

SalesforceNjë nga kompanitë më të mëdha të shërbimeve Cloud, Salesforce, deklaroi të martën se do të blejë ExactTarget, një kompani softuerike marketingu për 2.5 miliardë $. Kontrata ishte aprovuar nga bordi i të dy kompanive dhe pritet të mbyllet përfundimisht nga fundi i korrikut.

“Duke kombinuar aftësitë lider të marketingut dixhital që ka ExactTarget me aftësitë e zgjidhjeve të problemeve, Saleforce.com do të krijojë një platformë botërore marketingu nëpërmjet uebit, rrjeteve sociale, e-mailit dhe telefonisë mobile” tha Saleforce në një deklaratë për shtyp.

Gjatë këtyre viteve të fundit kjo kompani ka bërë disa blerje të mëdha si Radian6 apo Buddy Media. Gjithsesi pas lajmeve për këtë blerje vlera e aksioneve të kompanisë kanë rënë me 4%. (CIO Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>