Business & Management

Kompania e lojës "Angry Birds", fitime kolosale

Apr 4 2013
0 Shpërndarje
Kompania e lojës "Angry Birds", fitime kolosale

angry birdsRovio, është kompania mbrapa lojës popullore “Zogjtë e nevrikosur”(Angry Birds). Gjatë këtij viti që kaloi ajo pati goxha fitime, falë rritjes në shitjen e lojërave dhe produkteve të konsumatorëve.

Të ardhurat u rritën më shumë se dyfishi gjatë 2011 dhe 2012, duke shënuar 152.2 milionë euro nga 75.6 milionë euro, sipas një deklarate nga kompania. Të ardhurat neto pas taksave u rritën me 36 % në 55.5 milionë euro nga 35.4 milionë euro në 2011.

Disa nga lojërat e Rovio janë me pagesë për ti parë dhe disa janë pa pagesë për tu shkarkuar, por që i nxjerrin fitimet nëpërmjet reklamave që ato përmbajnë.

Deri në maj lojërat e Rovio ishin shkarkuar më shumë se 1 miliardë herë, që atëherë numri i shkarkimeve është rritur në 1.7 miliardë . Përdoruesit mujorë aktivë numërohen në 263 milionë .

Gjatë vitit, Rovio lançoi katër lojëra popullore tre nga të cilat janë pjesë e linjës Angry Birds dhe e katërta quhet Amazin Alex.

Rovio gjithashtu e dyfishoi stafin e tij nga 224 në 518 punonjës.

Gjithashtu kompania ka bërë edhe disa përpjekje në gjininë e argëtimit, duke lançuar një seri me kartona të bazuara në ueb dhe duke prezantuar plane për një film të animuar, që pritet të dalë në vitin 2016.

Rovio gjithashtu thotë se do të ketë edhe një vit (2013) të qëndrueshëm, duke u bazuar në suksesin e lojërave të reja të sapohedhura në treg. (CIO Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>