Aplikacione

Kompania e cila mori 500 milion dollar nga Facebook tashmë padit Samsung

May 16 2017
0 Shpërndarje
Kompania paditi në gjykatë Samsung për pajisjen e saj Gear VR. Sipas padisë Samsung ka përfituar nga pronësia intelekuale e zhvilluar nga ZeniMax. Kompania e cila mori 500 milion dollar nga Facebook tashmë padit Samsung Photo Source: Associated Press

ZeniMax, kompania e cila gjunjëzoi rrjetin social Facebook dhe kompaninë e realitetit virtual Oculus duke u marrë 500 milion dollar, ka një objektiv të ri: Samsung.

Kompania paditi në gjykatë Samsung për pajisjen e saj Gear VR. Sipas padisë Samsung ka përfituar nga pronësia intelekuale e zhvilluar nga ZeniMax.

Ajo bazohet plotësisht në padinë e suksesshme ndaj Oculus. ZeniMax paditi ish punonjësin e kompanisë me arsyetimin se kishte marrë me vehte informacion sekrete për të themeluar Oculus.

Bëhet fjalë për John Carmack i cili me dokumentet e vjedhura ndihmoi në zhvillimin e pajisjeve Oculus dhe Gear VR.

Samsung Gear VR është krijuar në bashkëpunim me Oculus. Sipas padisë i bie që Samsung të jetë duke shkelur të drejtat autoriale të ZeniMax. Ky i fundit argumenton se gjigandi Korean duhet të ketë qenë në dijeni të padisë së ZeniMax ndërsa po zhvillonte Gear VR. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>