Investim

Kompania Cotendo me pronar të ri

Dec 27 2011
0 Shpërndarje
Kompania Cotendo me pronar të ri

Akamai Technologies ka blerë kompaninë Cotendo duke synuar të përmirësoj shërbimet më të mira në teknologjinë cloud. Shuma e transaksionit pritet të arrij në 268 milionë dollarë të cilat do të paguhen si para të gatshme.

Platforma e Akamai përdoret për të ndihmuar rreth 15-30% të të gjithë ueb-trafikut në cloud. Blerja e Cotendos do ti ndihmoj kompanisë Akamai të ofroj shërbime për ndërmarrje të cilat po zhvendosen në cloud dhe po kërkojnë më shumë aplikacione që mund të qasen prej pajisjeve mobile.

Njëri nga shërbimet mobile të Cotendos, CDN (Content Delivery Network) shqyrton aftësitë e pajisjes mobile përfshirë edhe madhësinë e ekranit, mundësitë për ndryshimin e kushteve të rrjetit dhe të dhënat gjeografike për të vendosur sa më mirë se sa trafik i të dhënave nevojiten për celularin e mençur të caktuar.

Kjo kompani ofron edhe platformën Cloudlet, që përdoret për të balancuar dhe përshtatur trafikun në teknologjinë cloud.

Cotendo është themeluar në vitin 2008 në Kalifornia. Qendra teknologjike e kompanisë është e vendosur në Izrael, ku gjenden edhe më shumë se 50 nga numri total i 100 të punësuarve në këtë kompani.

Akamai akoma nuk ka zbuluar planet se si mendon të integroj teknologjinë e Cotendos në shërbimet e saja dhe se çfarë do të ndodh me produktet aktuale të Cotendos.

 

Lajmet e fundit>