Business & Management

Kompania Cisco shet Linksys tek Belkin

Jan 26 2013
0 Shpërndarje
Kompania Cisco shet Linksys tek Belkin

CiscoCisco Systems ka planifikuar të shesë Linksys home networking business tek Belkin International për një shumë që ende nuk është bërë publike, ndërkohë që marrëveshja përfshin bashkëpunimin mes të dy kompanive mbi softuerët, produktet e ofrimit të shërbimeve dhe fusha të tjera.

Belkin do ta mbajë gjallë markën Linksys dhe do të zbatojë garancitë ende në ekzistencë të konsumatorëve të cilët kanë blerë produktet e saj.

Cisco e ka blerë Linksys në vitin 2003 dhe e ka përdorur për shpërndarjen e disa gjeneratave të routerëve Wi-Fi apo pajisje të tjera rrjeti shtëpiake. Arsyeja e shitjes është fakti se Cisco po përpiqet të përqendrohet më tepër në aspektin e ndërmarrjeve.

Nga ana tjetër, Belkin fokusohet tek konsumatorët dhe bizneset e vogla, duke prodhuar gjithashtu edhe pajisje periferike apo aksesorë. Zyrat qendrore të kompanisë gjenden në Playa Vista, Kaliforninë e Jugut, vendndodhje kjo jo larg nga zyrat e Linksys.

Pritet që marrëveshja të përfundojë në muajin mars. Kompania e bashkuar është planifikuar të forcojë pozitën në rrjetet shtëpiake.

Pasi përfundimit të shitjes, Belkin do të ketë rreth 30% të tregut të SHBA-së për rrjetet shtëpiake dhe ato të bizneseve të vogla.

“Qëllimi kryesor i Belkin është të shndërrohet në lider botëror ne rrjetet shtëpiake dhe në përgjithësi ato wireless, prandaj blerja është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së këtij vizioni”,- u shpreh shefi ekzekutiv Chet Pipkin në një deklaratë. (CIO Albanian)

Tags >

cisco
Lajmet e fundit>