Karriere

Kompania bullgare 60K fiton titullin europian si “Kompania Outsourcing e vitit”

May 22 2013
0 Shpërndarje
Kompania bullgare 60K fiton titullin europian si “Kompania Outsourcing e vitit”

60KNë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Kompanitë më të mira Europiane Outsourcing, kompania bullgare 60K u vlerësua si kompania e vitit me çmimin “Outsourcing Service Providor of the Year”.

60K është një kompani e themeluar në Sofje në vitin 2008 dhe që prej asaj kohe ka punuar në zgjerimin dhe përhapjen e saj me dy filiale të reja. Më konkretisht themi se njëri filial ndodhet po në Sofje, ndërsa filiali tjetër është ndërkombëtar dhe është planifikuar të krijohet në Beograd.

Kjo kompani përfshin qendra telefonimi (call-center) që ofrojnë shërbime brenda dhe jashtë vendit. Shërbimet e ofruara brenda vendit përfshijnë suportin teknik dhe shërbimin ndaj klientit, ndërsa numri i shërbimeve të ofruara jashtë vendit është shumë më i madh, aty përfshihen telemarketingu, anketimet, mbledhje fondesh etj… Kompania operon në 20 gjuhë të ndryshme dhe funksionon nëpërmjet përdorimit të telefonave, postës elektronike, faksit, bisedave on line, forumeve etj… Kompania ka një numër shumë të madh klientësh nga vende të ndryshme të botës. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>