Business & Management

Kompania Asus po shet rreth 1 milion Nexus 7 çdo muaj

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
Kompania Asus po shet rreth 1 milion Nexus 7 çdo muaj

Shitjet e Asus për tabletin e Google, Nexus 7, po arrijnë një milion njësi në muaj. Kështu raporton Wall Street Journal. “Fillimisht, numri ishte rreth 500 mijë njësi në muaj.

Më pas shkoi në 600 mijë, 700 mijë, ndërsa këtë muaj i afrohej shifrës 1 milion”,- tha David Chang, shefi i zyrës së financës në Asus.

Nexus 7 filloi shpërndarjen në korrik të vitit 2012 dhe që prej fillimit është ndeshur me një kërkesë të madhe nga ana e konsumatorëve.

Pajisja është 7 inç, operon me Android Jelly Bean, ka një rezolucioon 1280 x 800 si dhe një procesor quad-core. Google, nga ana tjetër, sapo ka zbuluar versionin e përditësuar të Nexus 7, i cili do të ketë më tepër hapësirë të brendshme dhe opsionin 3G.

Ai do të jetë në shitje që prej 13 nëntorit. (CIO Albanian)

Tags >

asus
Lajmet e fundit>