Karriere

Kompania Apple zgjeron stafin e saj ekzekutiv

Aug 19 2014
0 Shpërndarje
Kompania Apple zgjeron stafin e saj ekzekutiv

140723101919-apple-employees-620xaSë fundmi Apple ka zgjeruar grupin ekzekutiv të saj. Grupi i punonjësve në këtë sektor është rritur nga 9 në 14 dhe tani përfshin krerët e kompanisë për projekte të veçanta, iniciativat mjedisore dhe burimet njerëzore. Të gjithë këta raportojnë tek shefi kryesor, CEO Tim Cook.

Ndërkohë që ekzekutivët aktualë janë kudo të njohur në botën e teknologjisë, të rinjtë janë pothuajse të panjohur. Lista e zgjeruar thekson disa nga iniciativat e fundit të Apple dhe synimet drejt të cilës kompania po shkon. Ja se çfarë duhet të dini në lidhje me 5 fatlumët që iu bashkuan kreut të kompanisë gjigante Apple:

Paul Deneve erdhi në Apple në vitin 2013 pas një karriere në modë. Deneve punoi si CEO në Yves Saint Luarent, përpara se të ishte pjesë e YSL ai punoi për një farë kohe në Apple, gjatë së cilës drejtoi disa nga iniciativat e marketingut të kësaj të fundit në Evropë. Sipas disa thashethemeve thuhet se Apple e punësoi sërisht Deneve për të sjellë syrin e tij estetik të modës për orën e mençur që pritet të lançohet.

Lisa Jacckson drejton përpjekjet e Apple për të zbutur ndikimin e kompanisë në mjedis. Këtë verë Apple publikoi një video ku zotohej të përdorte material të gjelbër, të riciklueshëm dhe më pak paketime. Ajo gjithashtu ka drejtuar dhe përpjekjet që të gjitha bazat e Apple të përdorin energji të rinovueshme.

John Podolny drejton shkollën e trajnimit të Apple, “Apple University”. Kjo shkollë është tepër sekrete. Ai i mëson të punësuarve të Apple se si të marrin vendime efektive dhe se si të ndërtojnë marrëdhënie me koleget e tyre. Përpara se ti bashkohej Apple në vitin 2008, Podolny ishte një profesor në Harvard University. New York Times kohët e fundit ka shkruar një profil interesant mbi “Universitetin Apple”. Ju duhet ti hidhni një sy.

Johny Srouji u punësua nga Apple në vitin 2008 pas largimit nga Intel dhe IBM. Srouji punon në ndërtimin dhe zhvillimin e harduerëve të rinj në Apple. Gjithashtu ai udhëheq zhvillimin e kompanisë së prodhimit të chipit A4 i cili u përdor në modelet e vjetra të iPhone dhe iPad. Ai ka dhënë kontributin e tij dhe në ndërtimin e sensorit që njeh gjurmët e gishtit, sensor ky që u përdor në iPhone 5S dhe pritet të jetë dhe pjesë e iPad-it të ardhshëm.

Denise Young Smith është kreu më i lartë për sa i përket sektorit të burimeve njerëzore të Apple në gjithë botën, një nga postet më të larta në kompani. Para se të merrte këtë post ajo punonte si shefe në shpërndarjen me pakicë të produkteve te Apple. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>