Harduer

Kompania Acer nxjerr produkte të reja

Oct 6 2012
0 Shpërndarje
Kompania Acer nxjerr produkte të reja

Acer është bërë një nga prodhuesit e parë të PC-ve që pranoi se do të ndryshojë disa nga pajisjet e saj Windows 8.

Kompania lajmëroi notebook-et e serisë S7 që do të fillojnë nga çmimi 1199$ për modelet 11.6 inç. Engadget raporton se Acer do të shesë gjthashtu një model 13.3 inç të Aspire S7 për 1399$.

Të dy modelet do të kenë 4GB RAM, Intel Core i5 dhe 128GB SSD. Gjithashtu të dy këto produkte të reja të Acer kanë mundësi të hapen 180 gradë.

Versioni 11.6 inç është i përbërë nga alumini ndërsa tjetri nga Gorilla Glass.

Jetëgjatësia e baterisë së tyre është deri në 12 orë. Të gjitha modelet S7 do të dalin më 26 tetor bashkë me Windows 8. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>