Karriere

Komisioni Europian kërkon që Google të respektojë praktikat konkurruese

Jul 19 2013
0 Shpërndarje
Komisioni Europian kërkon që Google të respektojë praktikat konkurruese

GoogleEU2Kreu i konkurrencës në Komisionin Europian, Joaquin Almunia, në përpjekjet e tij të vazhdueshme për të parandaluar praktikat e dyshuara kundër-garuese të kërkimit nga Google, ka deklaruar se lëshimet që Google ka ofruar “nuk mjaftojnë për të tejkaluar shqetësimet tona,” sipas Reuters.

Almunia tha që ai i kishte shkruar shefit të Google, Eric Schmidt, për të kërkuar për mjete më të mira juridike, pas reagimeve të një prove në test që shtoi etiketat për të identifikuar më mirë shërbimet e vetë Google kur ato paraqiten në rezultatet e kërkimit. Kundërshtarët thotë që ky etiketim shërben vetëm për të reklamuar produktet e Google.

Sipas një zëdhënësi të Google, “propozimi jonë për Komisionin Evropian në mënyrë të qartë adreson katër fushat e tyre të shqetësimeve. Ne vazhdojmë të punojmë me Komisionin Europain për të zgjidhur këtë rast.”

Rregullatorët evropianë kanë qenë duke hetuar Google që nga viti 2010 dhe kjo e fundit paraqiti mjete juridike më herët gjatë këtij viti. Komisioni Tregtar Federal i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tashmë ka zgjidhur shqetësimet e antitrustit me Google, ndërsa BE-ja ende është duke bërë ende disa gjobitje dhe beteja gjyqësore. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>