Business & Management

Komisioni Europian ka investuar 1.1 miliard dollar tek startupet përgjatë 2015-tës

Oct 28 2015
0 Shpërndarje
Komisioni Europian ka investuar 1.1 miliard dollar tek startupet përgjatë 2015-tës

6861702519_1349289445_bKomisioni Europian njoftoi se ka investuar afro 1.1 miliard dollar në ekosistemet e startupeve që nga muaji Janar.

Kjo statistikë është pjesë e një programi amobicioz për të përshpejtuar adoptimin e teknologjisë në ekonomi në kontinentin e vjetër. Për Komisionin kjo është zgjidhja më e mirë për reduktimin e papunësisë tek të rinjtë.

“Ky plan investimi do të ofrojë instrumentët e duhur financiar të cilët tregu nuk mundet dot,” tha Zv Presidenti i Komisioni Europian për çështjet e punësimit, zhvillimit, investimit dhe konkurrencës, Jyrki Katainen.

Esencialisht i gjithë ky investim i komisionit Europian vë theksin tek diferencat e mëdha mes politikave ekonomike në SHBA dhe Europë. Në kontinentin e vjetër, qytetarët e saj besojnë në një rol të fuqishëm të qeverive të vendeve për zhvillimin e tregjeve. E kundërta ndodh në SHBA.

Gjithashtu, investimet aktuale dhe ato të ardhshme të Komisioni Europian do ti japin zgjidhje një nga ankesave kryesore të sipërmarrësve. Ata thonë se thithja e investimeve në shërbim të talenteve në Europë është shumë më e vështirë se në SHBA. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>