Business & Management

Komisioni Europian aprovon blerjen 15.6 miliard Euro të Alcatel-Lucent nga Nokia

Jul 24 2015
0 Shpërndarje
Komisioni Europian aprovon blerjen 15.6 miliard Euro të Alcatel-Lucent nga Nokia

default_og_image.0.0Komisioni Europian i ka dhënë dritën jeshile kompanisë Nokia për blerjen e kompanisë së telekomit Alcatel-Lucent për 15.6 miliard Euro. Komisioni aprovoi se kjo blerje nuk do të cënojë konkurencën e lirë të tregut, ajo do të vazhdojë të mbetet aktive mes kompanive.

Sipas Komisionit, fuqia e Nokias në industrinë e telekomit është përqëndruar në Europë ndërkohë që prezenca e Alcatel-Lucent vihet re në Amerikën e Veriut. Krerët e Komisionit shtuan se aktivitetet e kompanive si Ericsson, Samsung, Huawei, ZTE vazhdojnë të formojë një treg konkurues.

Kjo marrëveshje e sapokonfirmuar përbën një tjetër moment historik në evoluimin e kompanisë Nokia e cila së fundmi ka pësuar ndryshiem të shumta në biznesin e saj. Vitin që kaloi pas dështoi, Nokia i shiti Microsoft biznesin e saj të smartfonëve për 7.6 miliard dollar. Pavarësisht kësaj kanë qarkuluar spekullime që tregojnë se Nokia mund ti rikthehet biznesit të smartfonëve. Nokia po mendon gjithashtu të shesë biznesin e saj të Here Maps por është ende herët për të folur për këtë çështje. Vëmendja e Nokias tani është përqëndruar tek blerja e Alcatel-Lucent. Të shohim se sa do të ndikojë kjo blerje në rivitalizimin e biznesit të kësaj kompanie. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>