Ask Trade

Komisioni Europian aplikon masa të reja mbi eksportet e teknologjisë së mbikëqyrjes

Sep 28 2016
0 Shpërndarje
Komisioni Europian aplikon masa të reja mbi eksportet e teknologjisë së mbikëqyrjes

An attendee looks at a monitor at the Parsons booth during the 2016 Black Hat cyber-security conference in Las Vegas, Nevada, U.S. August 3, 2016. REUTERS/David Becker

Komisioni Europian propozoi ditën e sotme disa masa të reja për të rritur kontrollin mbi eksportin e teknologjive të mbikëqyrjes të cilat mund të shfrytëzohen për të shkelur të drejtat e njeriut dhe kërcënuar sigurinë ndërkombëtare.

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian kishte identifikuar disa hendeqe brenda sistemit aktual e ndërto spikat pamundësia për tu përballur me rreziqet e sigurisë që vinë nga tregtimi i teknologjisë së mbikëqyrjes.

Sistemi aktual jo vetëm që ushtron presion të lartë mbi industrinë dhe autoritetet por i mungon edhe qartësia ligjore. Nisma e re synon të thjeshtojë transferat e teknologjisë duke ruajtur nivelin më të lartë të sigurisë dhe transparencës gjatë eksporteve tha Komisioni Europian.

Masat e reja duhet të aprovohen nga 28 shtetet anëtare dhe Parlamenti përpara se të bëhen pjesë integrale e ligjit Europian. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>