Business & Management

Komisioni Europian akuzon Qualcomm për shfrytëzim të pozitave dominuese në dëm të rivalëve

Dec 9 2015
0 Shpërndarje
Komisioni Europian akuzon Qualcomm për shfrytëzim të pozitave dominuese në dëm të rivalëve

BN-LP429_euqual_M_20151208060625Autoritetet Europiane akuzojnë Qualcomm për shfrytëzim të pozitave dominuese në treg për të penguar ngritjen e rivalëve.

Këto akuza të Komisionit Europian shfaqen si problemi tjetër madhor i prodhuesit të proçesorëve mobil pas situatës së vështirë që kaloi në SHBA, Kinë, Japoni dhe Korenë e Jugut. Qualcomm është hetuar për modelet e saj të liçensimit dhe patentat që ka në zotërim.

Rivali më i afërt i kompanisë, MediaTek, gjithashut ka çuar një padi në gjykatë duke pretenduar për shkelje të patentave nga Qualcomm. Akuzat e ekzekutivëve europianë vinë pas një hetimi që vijonte që nga muaji Korrik.

Sipas autoriteteve Europiane, dyshohet se Qualcomm ka paguar ilegalisht një nga konsumatorët e saj më të rëndësishëm për të përdorur ekskluzivisht proçesorët e saj. Por akuzat nuk përfundojnë këtu sepse Qualcomm gjithashtu ka shitur proçesorë nën kosto e prodhimit me synimin e vetëm për të eleminuar kundërshtarët e tregut.

Komisionerja Europiane për Konkurrencën Margrethe Vestager në lidhje me akuzat u shpreh: “Kam frikë se aktet e Qualcomm mund të kenë detyruar rivalët të largohen nga tregu.”

Si rezultat Qualcomm mund të përballet me një gjobë marramendëse prej 2.7 miliard dollar ose e barabartë me 10 % të të ardhurave të kompanisë në 2014-tën nëse shpallet fajtor për akuzat e autoriteteve Europiane. Në muajin Shkurt kompania pagoi 975 milion dollar autoriteteve kineze për praktikat e saj që dëmtonin konkurrencën.

Për ata që nuk e njohin, Qualcomm është kompania produktet e së cilës përdoren gjerësisht në telefonët inteligjentë dhe tabletët e kompanive të njohura si Samsung, HTC, LG, Microsoft dhe Sony. (CIO Albanian)

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>