Internet

Komision Evropian hetime ndaj shërbimeve e-commerce

May 10 2017
0 Shpërndarje
Hetimet ndaj tregtisë online janë pjesë e një fushate të gjërë ndërmarrë nga autoritetet Evropian për dixhitalizimin e vendeve anëtare dhe arritur Shtetet e Bashkuara dhe Azi-në. Komision Evropian hetime ndaj shërbimeve e-commerce Photo Source: Reuters

Bizneset e tregtisë online mund të përballen me hetime të gjëra paralajmëruan autoritetet Evropiane të Konkurrencës. Komisioni Evropian beson se këto hetime do të nxisin më shumë zgjedhje dhe çmime më të ulëta për konsumatorët.

“Praktika të ndryshme nga konsumatorët mund të bllokojnë konkurrencën duke kufizuar shpërndarjen e produkteve në Evropë,” u shpreh Komisionerja për Konkurrencën Margaret Vestager.

Hetimet ndaj tregtisë online janë pjesë e një fushate të gjërë ndërmarrë nga autoritetet Evropian për dixhitalizimin e vendeve anëtare dhe arritur Shtetet e Bashkuara dhe Azi-në.

Komisioni grumbulloi mbi 8,000 licenca distributorësh dhe informacion të bollshëm nga prodhues, uebsajte krahasuese, platformae e-commerce si dhe ofruesit e filmave, sporteve, programeve televizive dhe muzikës.

Ekzekutivët zbuluan se prodhuesit përdornin një sistem i cili shiste vetëm nëpërmjet shitësve të autorizuar duke u dhënë më tepër kontroll mbi shpërndarjen, çmimin dhe imazhin e markës.

Shumica e tyre bllokonte distributorët online si eBay nga shitja e produkteve. Ky i fundit duartrokiti hapin e Komisionit Evropian për të filluar hetime. Raporti gjithashtu zbuloi se 60% e ofruesve të përmbajtjeve televizive, filmave dhe muzikës bllokonin qasjen sipas vendodhjes së konsumatorëve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>