Siguri

Kohështrirja e Facebook shans për mashtruesit

Jan 6 2012
0 Shpërndarje
Kohështrirja e Facebook shans për mashtruesit

Shumë përdorues nuk janë të kënaqur me ndryshimin e pamjes së Facebook që nga paraqitja e Kohështrirjes (Timeline). Kjo pakënaqësi tek një numër i konsiderueshëm i përdoruesve ka alarmuar mashtruesit të cilët menjëherë janë përkujdesur që të krijojnë mënyra të ndryshme për të realizuar qëllimet e tyre.

Shumë grupe dhe faqe në Facebook kanë filluar të “ofrojnë” mundësinë për të larguar kohështrirjen dhe për të rikthyer pamjen e vjetër të Facebook. Si një përdorues i inatosur ju do të bëni të gjithë hapat që kërkohen nga grupi/faqja e përcaktuar por në fund ju pos që do të mbeteni me pamjen e re me kohështrirje.

Janë dy mënyra si funksionojnë këto mashtrime. E para përdoruesi është i detyruar të “Pëlqej” faqen e cila pastaj vendos linqe mashtruese në murin e përdoruesit që ka “pëlqyer” faqen me synim që të rikthej pamjen e vjetër. Dhe e dyta pasi të “pëlqeni” faqen ju duhet të plotësoni një sondazh (Survey) nga i cili mashtruesi do të fitoj disa cent.

Zakonisht Facebook njofton zyrtarisht për këto mashtrime, por akoma nuk ka bërë një gjë të tillë kësaj radhe. Gjithashtu nëse kjo metodë mund të bind një numër të konsiderueshëm të përdoruesve, kjo mund të shndërrohet në një mënyrë luksoze për të fituar para mashtruesit.

 

Lajmet e fundit>