Mobile

Kohë të vështira për prodhuesit e smartfonëve

May 31 2012
0 Shpërndarje
Kohë të vështira për prodhuesit e smartfonëve

“Pjesa  e mbetur e vitit 2012 do të jetë kohë sfiduese për prodhuesit e  smartfonëve, sepse do të hasin në vështirësi për të diferencuar  produktet e tyre ndaj konkurrencës,” – thotë Richard Kramer, partner në  Arete Research.

Shitjet  e smartfonëve do të variojnë midis 750 milionë dhe 800 milionë njësive  dhe do të sjellin mbi 230 miliardë të ardhura dollarë gjatë vitit 2012,  deklaroi Kramer, gjatë konferencës Open Mobile Summit, në Londër.

Sidoqoftë, Apple, Samsung Electronics dhe HTC, janë të vetmet kompani që do të shënojnë përfitime.

Problemi kryesor pritet të jetë diferencimi i produkteve, gjersa hyrësit e rinj në këtë treg presin nivel më të ulët përfitimi.

Rezultati  përfundimtar pritet të jetë shfaqja e modelit të tregut të PC-ve edhe  për smartfonët. Në të njëjtën kohë, kostoja, përfshirë edhe licencimet  për patenta dhe marketingu, do të shtrenjtohet për tregtarët e  celularëve dhe gjithçka bëhet më e frikshme, mendon Kramer.

Për të shpëtuar vetveten, tregtarët duhet të ndryshojnë.

“E  shoh industrinë, duke lëvizur drejt asaj që e quaj faza e ‘pas  harduerit’. Ne kemi bërë harduer dhe të gjithë kemi smarftonë në xhepat  tanë,” – tha Kramer.

Një  nga mënyrat me të cilat tregtarët provojnë të diferencojnë veten është  integrimi i smarftonëve me lloje tjera të pajisjeve, përfshirë edhe  televizorin. Për shembull, Sony shpreson të ringjallë shitjet e  smartfonëve, duke shfrytëzuar përparësinë që ka me produktet tjera  elektronike.

Por,  kjo s’do të ndodhë brenda natës, sipas Steve Walker, CMO i Sony Mobile  Communications, i pranishëm edhe në Open Mobile Summit.

“Jo  gjithçka do të ndodhë menjëherë. Konsumatori nuk shkon në dyqan  celularësh dhe të kërkojë të gjitha pajisjet në një  të vetme. Por, ajo  që bëjnë është që një gjë e lidhinme tjetrën dhe ndoshta provojnë disa  shërbime. Para se ju ta kuptoni këtë, gjërat fillojnë të  bashkëveprojnë,” – tha Walker.

Kur  celularët duken të njëjtë, marka tregtare bëhet e rëndësishme, sidomos  kur njerëzit janë në dyqan për të marrë një celular të ri.

Vetëm  markat tregtare të njohura nuk mjaftojnë, sipas Walker. Produkti duhet  të përshtatet me imazhin e asaj marke, nëse konsumatori do të blejë  sërish celularë nga e njëjta kompani. Më e rëndësishme është nëse ia  rekomandon miqve, vazhdoi Walker.

Tregu  i smartfonëve nuk është vetëm për smartfonët e tregut të lartë për  SHBA-në dhe Europën, sipas Kramer. Shfaqja e tregjeve të reja po bëhet  aq interesante, saqë konsumatorët në këto vende të botës blejnë celularë  të lirë. Ata vazhdojnë të blejnë celularë të tillë në masë më të madhe  kur kushtojnë më pak se 100$.

Në  bazë të parashikimeve të Kramer, thuhet se tregjet e reja do të  përbëjnë rreth 60% të shitjeve totale të smartfonëve vitin e ardhshëm.

Për  shembull, Vodafone do të hedhi në treg Smart 2, i cili do të ofrojë po  të njëjtën performancë që ofronin smartfonët para tre viteve.

Smartfonët  në tregjet e reja do të jenë të bashkëlidhur me ndonjë shërbim  interneti, deri kur tabletët do shëndrrohen në platforma kompjuterike me  çmim më të ulët.

Dy terma që shpesh po përdoren në tregun e smartfonëve janë “mall” dhe “i hapur”.

Kur  dëgjon termin mall, Kramer mendon për misër, bakër dhe grurë, jo për  diçka tjetër që një departament për hulumtim dhe zhvillim duhet të  kalojë plot nëntë muaj për ta zhvilluar. Ai mendon që fjala “i hapur”  është bërë një mit, një gjë për të cilën nuk janë të interesuar kompani  si: Apple, Google, Facebook apo Amazon.

“Asnjëra nga këto kompani nuk dëshiron ekosisteme të hapura,” – thotë Kramer. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>