Investim

Koha për korrigjim

Apr 26 2012
0 Shpërndarje
Koha për korrigjim

24 Prill 2012, 11:00 nga M.G. | SAN FRANCISCO
Kushdo që ka menduar se Facebook do të ketë sukses me ofertën e parë publike (IPO), që pritet të ndodhë muajin e ardhshëm, duhet të mendoj sërish. Me 24 prill kompania deklaroi se tanimë ka rreth 901 milionë përdorues aktiv, nga 845 milionë sa kishte në dhjetor të 2011. Nëse vazhdon të rritet me këtë ritëm, atëherë rrjeti social shumë shpejt do të ketë mëse një miliard përdorues, ose një përdorues në shtatë banorë në mbarë planetin.

Mirëpo a mundet Facebook ta përkthej këtë moment në një rritje stabile kundrejt ngecjes ekonomike që ka goditur botën si dhe në një betejë ndaj patentave softuerik që po udhëheq industrinë e teknologjisë? Rrjeti social aktualisht është në një betejë ligjore me Yahoo!, e cila e ka akuzuar atë se po keqpërdor një mori patentash të saj në fushat e kontrollit të privatësisë dhe reklamimit online. Dhe mundësitë janë që në të ardhmen Facebook të goditet edhe më shumë me çështje të tilla ligjore.

Kjo gjë shpjegon shumë mirë se pse kompania ka vendosur të shpenzoj 550 milionë dollarë në 650 patenta të zotëruara nga Microsoft, i cili gjithashtu posedon aksione në Facebook. Me ketë rast, rrjeti social do t’i shtoj këto patenta në llogarinë e 750 patentave që ka blerë nga IBM për një çmim të majmë gjatë muajit mars. Kjo marrëveshje do t’i mundësoj Microsoft-it që të kompenzoj 1.1 miliardë dollarët që ja kishte dorëzuar AOL-it gjatë këtij muaji për një mori patentash dhe aplikacione të patentave, duke rezervuar të drejtën e përdorimit të atyre që i interesojnë më së shumti. (Disa komentatorë e shohin këtë si një fuçizim të frontit të bashkuar të Microsoft-it dhe Facebook kundër konkurrentëve si Google.)

Ekspertët mendojnë se koalicionet e ngjashme mes firmave të teknologjisë do të jenë më të shpeshta në të ardhmen për shkak se me anë të bashkëpunimit ato mund të përballojnë blerjen e patentave dhe gjithashtu të konkurrojnë më efektivisht kundër asaj që është e njohur si “patent trolls”, që janë të specializuara në marrjen e patentave për të gjeneruar para përmes licensimit apo legjitimimit në gjykata. Frank Azzopardi nga Davis Polk & Wardwell, një firmë ligjore, thotë se bashkëpunimi rreth blerjes së patentave ka arritur nivelet më të larta. Më herët gjatë këtij viti, një koalicioni tjetër mes Microsoft-it dhe Apple i ishte dhënë drita jeshile nga rregullatori amerikan për blerjen e një portofoli të madh patentash nga një firmë kanadeze e quajtur Nortel Networks.

Përveç fuçizimit të portofolit të patentave, shefat e Facebook duhet të demonstrojnë se mund t’i mbajnë të ardhurat dhe t’i ngrisin fitimet në drejtimin e duhur. Në çerekun e parë të këtij viti, kompania kishte arritur një fitim prej 1 miliardë dollarësh, një ngritje kjo prej 45% në krahasim me periudhën e ngjashme të vitit 2011. Megjithatë disa analistë kanë shpresuar për më shumë. Kompania ka deklaruar se të ardhurat mesatare për përdorues kishin rënë rreth 12% krahasuar me çerekun e katërt të vitit paraprak, por tha se ishte e natyrshme të shfaqet një rënie e shitjeve pas një sezone pushimesh mjaft të ngjeshura.

E vërtetë, mirëpo Facebook së voni ka shpenzuar një miliardë dollarë të majmë në kesh dhe stoqe për Instagramin, një shërbim për ndarje fotosh. Dhe investitorët potencial do të donin të siguroheshin se do të ketë një rikthim të lezetshëm në investimet e tyre. Tani për tani, kompania duket se është duke investuar me të madhe; të hyrat neto kanë rënë afërsisht një çerek krahasuar me çerekun e fundit të vitit 2011, dhe shpenzimet janë rritur në 677 milionë dollarë nga 343 milionë dollarë që ishin në vitin paraprak. Derdhja e parave në qendrat e reja të të dhënave, punësimet dhe fushat e tjera ka shumë kuptim vetëm nëse planifikohet mirë. Por që kur Facebook është shfaqur publikisht, investorët e rinj presin që ai të ngrit fitimet dhe gjithashtu edhe patentat. (CIO.al)

Lajmet e fundit>