Harduer

Koha më e mirë për të blerë një Galaxy Tab 2 7.0 është tani!

Aug 21 2012
0 Shpërndarje
Koha më e mirë për të blerë një Galaxy Tab 2 7.0 është tani!

Nëse po mendoni të blini një tablet, veçanërisht tani që po afrohet shkolla, Galaxy Tab 2, 7.0 sapo ka paraqitur një ofertë.

Versioni Student Edition Bundle do të kushtojë vetëm 250$ nga sot e deri më 1 shtator.

Paketa e versionit për studentët përfshin një version me ngjyrë të bardhë të Galaxy Tab 8GB. Pajisja operon me Android 4.0 dhe shoqërohet nga një hapësirë për t’u lidhur me tastierën dhe një adaptues USB-je që i lejon studentëve të lidhin drajvera, mouse dhe pajisje të tjera që përdornin edhe për laptopin.

Gjithsesi, nuk ka 4G pasi versioni i studentit përdor vetëm Wi-Fi.

Megjithatë, tableti nuk është aq i përditësuar, aq i lirë sa Nexus 7 apo aq modern sa iPad-i, por kjo varet nga edhe nga preferencat e secilit për tableta. Nëse ju pëlqen, mund ta blini në Best Buy, Tiger Direct, Fry’s Electronics, Amazon, ose Costco. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>