Siguri

Kodak padit Apple për patentat

Jun 20 2012
0 Shpërndarje
Kodak padit Apple për patentat

Kodak ka akuzuar ndërmarrjen Apple lidhur me përpjekjen e kësaj të fundit për të prishur planet për shitjen e portofolit të patentës që ndërmarrja ka nevojë ta përdor për të mbijetuar.

Sipas Reuters, Apple, dhe ndërmarrja FlashPoint Technology, e cila ishte emëruar në padi, thotë që posedon patentat e një projekti në të cilin të dy ndërmarrjet kanë qenë duke punuar gjatë fillimit të viteve të 90-ta.

Patentat kanë të bëjnë me vëzhgimin e kamerave në ekrane LCD, thuhet në padinë e dorëzuar në gjyq.

Por Kodak thotë që këto patenta janë pjesë e portofolit të patentës së vet, që ka më tepër se 700 patenta për t’u përdorur në kamera digjitale dhe smartfonë. Kodak thotë që patentat kanë grumbulluar më tepër se 3 miliardë dollarë në të ardhurat nga licensimi që nga viti 2001.

Kjo vjen vetëm një javë pasi gjykatësi për falimentime në Shtetet e Bashkuara, Allan Gropper, nuk pranoi kërkesën e Kodakut për të vendosur që Apple të mos ketë interes në shitje, por në vend të kësaj këshilluan ndërmarrjen të ngrejë një padi, raporton Bloomberg. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>