Business & Management

Kodak, gati për t’u shitur

Aug 25 2012
0 Shpërndarje
Kodak, gati për t’u shitur

Kodak-u do të shitet. Me qëllim që të paguhen kreditorët dhe të vazhdojë aktivitetin që tashmë është përqëndruar në printime, Wall Street Journal raporton se firma do të shitet.

Edhe portofoli i pantentave të kompanisë është në shitje, së bashku me disa biznese të tjera, pjesë të saj.

Megjithatë, ky nuk është domosdoshmërisht fundi i produkteve dhe shërbimeve të Kodak-ut.

“Ndërkohë që bëjmë transferimin e biznesit tonë tek një pronar i ri, do të sigurohemi që klientët tanë të vazhdojnë të marrin produkte të mira, shërbimin dhe mbështetjen e nevojshme për të cilën kanë nevojë. Kodak-u është shitur edhe më parë dhe lidhja me klientët nuk është ndërprerë”, deklaron firma.

Kompania synon që të përfundojë procedurat e shitjes në gjysmën e parë të 2013-s. Nëse kjo nuk realizohet deri atëhere, do të rritet rreziku i falimentimit përfundimtar. (CIO Albanian)

Tags >

Kodak
Lajmet e fundit>