Business & Management

Klientët e korporatave nga RIM kalojnë në iOS dhe Android

Jul 11 2012
0 Shpërndarje
Klientët e korporatave nga RIM kalojnë në iOS dhe Android

Duket se klientët e korporatave, temeli i evolucionit dhe mbijetesës së RIM, ngadalë por sigurt po e braktisin “anijen që po fundoset”.

Bloomberg njoftoi se shtyerja e fundit e lansimit të sistemit operativ BlackBerry 10 dhe pajisjeve të reja ka nxitur kompaninë Thames River Capital nga Londra që ta angazhojë MobileIron, kompani kjo që përdoruesve të biznesit u mundëson zhvendosjen e të dhënave të rëndësishme dhe komplet biznesin nga pajisjet Blackberry në iOS dhe Android.

Auguste Goldman, shef i infrastukturës në kompaninë GoDaddy, poashtu deklaroi për Bloomberg se kompania e tij ka zhvilluar një plan për zhvendosjen e komplet biznesit nga BlackBerry në pajisjet me iOS dhe Android për brenda vetëm pak orësh.

Për më shumë, Robert Burkhart, drejtor inovacioni në kompaninë e sigurimeve Nationwide Mutual deklaroi se kjo kompani qysh vitin e kaluar ka filluar me migrimin në iOS dhe Android, sepse që prej atëherë e kanë parë se RIM ka filluar të bie.

Klientët e korporatave, që janë një shtyllë e biznesit të RIM, po forcojnë planet e tyre emergjente në mënyrë që mos të preken nga ndonjë thyerje e mundshme e prodhuesit të BlackBerry apo ndonjë pengese tjetër. Me miliona punonjës që lidhen në zyrat e tyre përmes e-postës me celularë, kompanitë kanë qenë të detyruara ta hartojnë një plan emergjent si pasojë e frikës nga një dështim i mundshëm i RIM.

Këso rastesh ka shumë e më shumë dhe tash pyetja është se sa klientë të korporatave të RIM do të mund të durojnë deri në fillim të vitit të ardhshëm për kur edhe është caktuar data e lansimit të pajisjeve BlackBerry 10, si dhe lansimi i vet sistemit operativ. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>