Business & Management

KKRT urdhëron ndërprerjen e reklamave të spitaleve

Oct 27 2012
0 Shpërndarje
KKRT urdhëron ndërprerjen e reklamave të spitaleve

Muajt e fundit, institucionet shëndetësore private janë bërë ndër klientët më të rregullt të marketingut për mediat elektronike në Shqipëri.

Është mjaft e zakonshme që, duke parë televizor, të ndeshësh në reklama të spitaleve apo klinikave private, që reklamojnë kompetencën dhe profesionalizmin e tyre në trajtimin e gjithëfarë problemeve shëndetësore.

Por, kjo fushatë reklamash duket se i kalon kufijtë e të ligjshmes. Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), nëpërmjet një shkrese u ka tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve radiotelevizivë, lidhur me transmetimin e këtyre reklamave.

KKRT-ja, duke patur parasysh njё sёrё problemesh qё rezultojnё me njё numёr tё madh operatorёsh radiotelevizivё lidhur me respektimin e dispozitave ligjore nё fushёn e reklamave, vë në dukje se në nenin 58 të ligjit nr. 8410, datё 30.091998 “Pёr radion dhe televizionin publik e privat nё Republikёn e Shqipёrisё”, tё ndryshuar, pёrcaktohet se: “Ndalohen reklamat pёr barnat dhe trajtim mjekёsor, tё cilat jepen ose kryhen vetёm me recetё mjeku.”

Pёr sa mё sipёr, Kёshilli Kombёtar i Radios dhe Televizionit, u ka kёrkuar nga subjekteve ndalimin e transmetimit tё reklamave tё trajtimit mjekёsor nё institucionet e ndryshme shёndetёsore si edhe të reklamave të barnave dhe produkteve të ngjashme faramaceutike. (CIO Albanian)

Tags >

Shqipëri
Lajmet e fundit>