Investim

Kioskat iPad, së shpejti nëpër aeroporte

Oct 16 2012
0 Shpërndarje

Në dy vitet në vijim, prisni të shihni iPad-ët në zonat e pritjes së aeroporteve apo restoranteve. Ato do t’ju ndihmojnë të shihni listën e fluturimeve, të porosisni ushqimin dhe të navigoni në ueb. OTG Management është një operator i restoranteve në aeroporte.

Ky operator ka shpenzuar 10 milionë $ duke vendosur 600 iPad në zonat e pritjes apo nëpër tavolinat e ngrënies. Dhe ky është thjesht fillimi. Po planifikohet që të vendosen rreth 7000 të tillë në katër aeroporte të ndryshme të SHBA-së në 18 muajt në vijim. Me lançimin e iOS 6, Apple po ndihmon në kalimin e një epoke të re, atë të kioskave iPad.

Në sistemin e ri operativ, shefat ekzekutiv të kompanive, mund të kufizojnë aksesin e iPad në vetëm një aplikacion të caktuar. Kjo mund të realizohet përmes opsionit “Guided Access“.

Në këtë rast, përdoruesit mund të aksesojnë aplikacione të krijuara posaçërisht për qëllimin që po përdoren, si p.sh për marrjen e porosive në një restorant. Sigurisht që ata nuk mund të shkarkojnë aplikacione të tjera apo të ndryshojnë opsionet e pajisjes.

Me këtë nismë OTG ka mundësinë të testojë dhe pritshmërinë e konsumatorëve

Por, nuk është edhe aq e thjeshtë sa duket. OTG duhet të analizojë tregun dhe të kuptojë drejt kërkesat dhe pritshmërinë e njerëzve nga kioskat iPad.

Njerëzit duhet të surprizohen dhe të punojnë me to. Fillimisht, ishte vendosur nga një iPad në çdo tavolinë të një restoranti. Por shumë shpejt, u pa se kjo mënyrë nuk ishte tepër efiçente, prandaj OTG i ofron nga një iPad secilit klient. Kështu është gjithçka e qartë edhe për faturën në fund.

iPad-i mund të përdoret lirshëm dhe në të dyja pozicionet, si vertikalisht ashtu dhe horizontalisht. Ato qëndrojnë gjithashtu të lidhura për të evituar vjedhjen. Pas çdo përdorimi, kamarierët fshijnë çdo gjë që ka klikuar klienti i fundit.

Nëse në 18 muajt në vazhdim priten rreth 7000 pajisje iPad dhe ky numër mund të arrijë në 25 000 – 100 000 në vitet në vijim. (CIO Albanian)

Tags >

ipad
Lajmet e fundit>