Siguri

Kinë: Burg për ata që mashtrojnë në internet

Sep 11 2013
0 Shpërndarje
Kinë: Burg për ata që mashtrojnë në internet

imageAutoritetet në Kinë kanë zbuluar së fundmi se do të marrin masa të rrepta lidhur ma mashtrimet online, si e vetmja mënyrë për t’i parandaluar ato.

Një postim i gabuar në internet mund t’u kushtojë përdoruesve deri në tre vjet heqje lirie nëse provohet fajësia. Gjykata e Lartë kineze po punon prej një viti për hartimin dhe marrjen e këtyre masave dhe më në fund është gati t’i verë ato në zbatim.

“Gjatë viteve të fundit, aktivitetet joligjore që janë kryer në internet janë rritur gjithmonë e më shumë. Veçanërisht, ato të mashtrimit,” u shpreh Gjykata.

Nën masat e reja, përdoruesit mund të përballen deri në burgim nëse postimet e tyre që përmbajnë mashtrime marrin më tepër se 5000 shikime apo ripostohen mbi 500 herë.

Ata do të jene po ashtu fajtorë në rast se këto deklarata shkaktojnë vetvrasje apo vetëlëndim të viktimave. Nëse provohet fajësia, përdoruesit do të përballen me deri në tre vjet burg ose me forma të tjera dënimesh, në varësi të faktit se sa i rëndë është krimi.

Masat e reja në Kinë janë marrë në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e madhe të internetit duke i qëndruar në këtë mënyrë strikt ligjeve dhe censurës ekzistuese. Shteti ka rreth 600 milionë përdorues interneti, shumë prej së cilëve përdorin rrjete të ngjashme me Twitter, si Sina Weibo, për t’u lidhur me njëri-tjetrin apo për të lexuar mbi tema e diskutime. (CIO Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>