Harduer

Kindle Touch freskohet para tregut global

Apr 12 2012
0 Shpërndarje
Kindle Touch freskohet para tregut global

Amazon ka lançuar një përditësim softueri për Kindle Touch që i jep pajisjes përkrahje për më shumë gjuhë dhe përdorim të përmirësuar, deklaruan nga kompania të mërkurën.

Me ardhjen e versionit 5.1.0 të softuerit, Kindle Touch është bërë më ndërkombëtare. Kjo do ti ndihmoj pajisjet e cila do të jetë në dispozicion në treg global me datë 27 prill.

Pos anglishtes, ndërfaqja e lexuesit elektronik tani është në dispozicion edhe në gjermanisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, dhe portugalishte të Brazilit, sipas Amazon. Përdoruesit mund të shtypin çfarëdo fjale ose të hijezojnë një seksion për tu përkthyer menjëherë në gjuhë tjera, përfshirë spanjishten dhe japonishten duke përdorur Bing Translator.

Sidoqoftë, jo të gjitha vetitë janë në të gjitha gjuhët. Anglishtja mbetet e vetmja gjuhë e përdorur për të lexuar me zë tekstin, veti që është vendosur për të lexuar me zë përmbledhjen e artikujve të gazetave dhe revistave në raste kur publikuesi i ka vënë në dispozicion ato.

Vetitë tjera përfshinë përmirësim në formatin dhe faqosjen ashtu që librat Kindle të duken më mirë, dhe modeli i peizazhit i mundëson  përdoruesit të ndryshoj ndërmjet orientim portret dhe peizazh për të lexuar hartat, diagramet dhe tabelat më lehtë.

Gjithashtu janë shtuar opsione shtesë për shpërndarje dhe tani përdoruesit mund të shpërndajnë ato që janë duke lexuar në Facebook ose Twitter nga cilado pjesë e librit.

Amazon do të ofroj përditësimin e ri përmes Wi-Fi gjatë javëve në vazhdim, e përdoruesit mund ta shkarkojnë në mënyrë manuale nga faqja zyrtare e kompanisë. /cio.al/

Lajmet e fundit>