Harduer

Kindle nuk është konkurrent ndaj iPad

Sep 27 2011
0 Shpërndarje
Kindle nuk është konkurrent ndaj iPad
Amazon pritet që ta lëshojë tabletin Kinect gjatë kësaj jave në një ngjarje për shtyp që do të mbahet të mërkurën. Bota e teknologjisë është duke folur rreth konkurrencës që mund t’i bëjë ky tablet iPadit të ndërmarrjes Apple, por realiteti është që Amazon nuk do që të konkurrojë me ndonjë tablet në treg.

Çfarë mendojmë ne se dimë për tabletin Kindle?

Ai do të jetë një tablet multitouch 7 inçë, që do të ketë një ndërfaqe të veçantë të prodhuar nga Amazon që është e vendosur në një bërthamë Android. Kjo ndërfaqe nuk do të duket si një ndërfaqe në Android.

Tableti Kindle do të jetë thellësisht i integruar me shitjet e përmbajtjes së Amazon, me libra elektronikë, muzikë dhe videot që blihen lehtësisht dhe shfrytëzohen në tablet. Ai do të përqëndrohet në këtë objektiv, e jo të bëhet një tablet tjetër i Android. Njerëzit që mirren me të madhe me teknologji mund të mos e pëlqejnë këtë sistem të mbyllur, por ata nuk janë shënjestra kryesore.

Tableti Kindle do të shitet për 250 dollarë, shumë më lirë se sa tabletët e tjerë. Ai do të vijë me një anëtarësim falas në Amazon Prime membership që ofron bartje falas në disa blerje në Amazon, që në të vërtet kushton 79 dollarë.

Çfarë nënkupton kjo?

Derisa ne që mirremi me teknologji kemi dëshirë që ky tablet të konkurrojë me tabletët që kanë Android, apo me iPadin, por Amazon nuk e ka atë qëllim. Tableti Kindle është dizajnuar për të sjellur më shumë konsumatorë në tregun Kindle dhe për të lehtësuar blerjet shitjet e gjërave nga tregu i Amazon.

Me këtë objektiv fillestar të tabletit Kindle, qëllimi parësor do të jetë që të shiten të mira dixhitale nga dyqani i Amazon konsumatorëve.

E thënë ndryshe, Amazon nuk dëshiron që të ju shes një tablet, por dëshiron të ju shes më shumë gjëra. Tableti Kindle do ta bëjë lehtësimin e kësaj dhe gjërat e blera të mund të përdoren në tablet. Konkurrimi me tabletët Android dhe të Apple do të jetë një anë e natyrshme, por jo objektiv i Amazon. Ai dëshiron që t’ua zbulojë miliona blerësve përfitimet nga blerja e gjërave nga dyqani i Amazon./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>