Harduer

Kindle Fire do të marr tregun e Android

Dec 9 2011
0 Shpërndarje
Kindle Fire do të marr tregun e Android

Tableti i Amazonit, Kindle Fire do të marrë 50% të tregut të tabletëve të Android në vitin e ardhshëm, tregojnë analistët investues.

Ata gjithashtu cekin që Kindle Fire është i vetmi tabletë që mund të konkurrojë denjësisht me iPad-in e Apple. Edhe pse e paraqesin si konkurrentë të Apple ekspertët nuk mendojnë që Kindle Fire do të filloj menjëherë të merr tregun e Apple. Për më tepër ata më të rrezikuar e shohin pjesën e tregut të Android, pasi shumica e tabletëve Android nuk mund të konkurrojnë me “strategjinë e teheve” që po përdorin Amazon.

Strategjia e teheve është përdorur nga Gillette në fillim të shekullit të kaluar, kur produktet e kësaj kompanie janë shitur me çmimin e kostos apo edhe nën të me qëllim që kompania të fitonte konsumatorë afatgjatë.

Tabletët e Amazon po shiten në 199$, shumë që nuk konsiderohet se i sjell çmime direkte kompanisë. Megjithatë ata po përqendrohen në fitimet që do të marrin nga shitja e muzikës dhe filmave të ndryshëm që do të blihen nga përdoruesit e tabletëve.

 

 

Lajmet e fundit>