Mobile

Kina "vajton" dominimin e Google mbi tregun e smartfonëve

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Kina "vajton" dominimin e Google mbi tregun e smartfonëve

China-SmartphoneA ka Google shumë kontroll mbi tregun e smartfonëve në Kinë? Të paktën kështu mendon Ministria Kineze e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Në kërkimin e ministrisë thuhej mbi ndikimin e madh që ka Android i Google mbi zhvilluesit e smartfonëve Kinezë. Kompanitë kineze kryesisht përdorin sisteme të bazuara në Android në zhvillimet dhe optimizimet e tyre, dhe pse sistemet e Android janë kode të hapura. “Teknologjia bazë dhe zhvillimi i saj janë nën kontrollin strikt të Google” thuhej në letër.

“Kompanitë kineze përballen me diskriminim komercial të Google, duke përfshirë vonesën në ndarjen e kodit përmes kufizimeve të kontratave”. Në letër thuhej se rreth 97.7% e smarfonëve kinezë përdorin Android, një sektor që përfshin mbi 300 kompani, por linjat prodhuese kineze janë akoma të vogla.

Ministra tha se progresi i ardhshëm i sistemeve kineze të zhvilluara do të bëhet edhe më i vështirë për shkak të lojërave industriale të Google, specifikisht refuzimi i Google për të bashkpunuar me zhvilluesit lokalë.

Në kontrast të kësaj, në letër vlerësoheshin kompanitë si Huawei, Alibaba, Baidu, Tencent. Kjo letër mund të ndikojë në impenjimin e rregullatorëve kundrejt Andorid, i tha Duncan Clark drejtues i kompanisë teknologjike të konsulencës BDA .”Në Kinë rregullatorët kujdesen për pozicionet e kompanive” tha Clark.

“Ironikisht, suksesi i Android ka mbështetur zhvillimin e vendorëve të smartfonëve kinezë.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>