Technology

Kina të forcoj sektorin e TI-së

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Kina të forcoj sektorin e TI-së

Kina ka rezervuar shtatë industri strategjike, duke përfshirë IT-në e gjeneratës së re, prodhimin “high-end” dhe energjinë e re për të vënë në lëvizje kombin përpara dhe për të kontribuar në 8 për qind të të ardhurave bruto (GDP) në vitin 2015.

China Daily raportoi gjatë ditës së sotme që shteti do t’i shtyjë përpjekjet dhe investimet në këto industri zhvilluese për të “luftuar presionin në rënie në ekonomi dhe kapacitetin e inovacionit”. Këta sektorë, që ishin zbuluar në vitin 2010, janë kursyes të energjisë dhe mbrojtës së ambientit; gjenerata e re e TI-së; bioteknologjia; prodhimi “high-end”; energjia e re; materiale të reja; dhe pajisje të reja energjetike.

Zhang Xiaoqiang, që është zëvendës ministër i Komisionit të Zhvillimit Kombëtar dhe Reformimit, tha për China Daily se qeveria pret që këto industri të grumbullojnë 8 për qind të GDP-së së vet në vitin 2015 dhe 15 për qind në vitin 2020.

“Industrializimi dhe urbanizimi i shpejt në vitet e kaluara kanë konsumuar një sasi të madhe të energjisë dhe kanë pasur një ndikim të pafavorshëm në ambientin e Kinës, kështuqë ne i kemi bërë këto një top prioritet,” shpjegoi Zhang në atë se si këta sektorë janë rezervuar.

Këto industri sollën më pak se 4 për qind të GDP-së në fund të vitit 2010, thuhet në raport. Ekonomia e Kinës u rrit për 7.6 për qind në çerekun e dytë të vitit 2012 – duke e bërë atë rritjen më të ngadalshme në tre vite, thuhet në raport. (CIO Albanian)

Tags >

Kina
Lajmet e fundit>