Internet

Kina përdor censurë interneti përsëri

May 30 2011
0 Shpërndarje
Kina përdor censurë interneti përsëri

altKina ka bllokuar përmendjen e Mongolisë së Brendshme në mikrobllogjet dhe faqet e rrjeteve shoqërore kineze, si pjesë e një tentimi për të shuar protestat që shpërthyen javën e kaluar në këtë regjion.

Dy nga shërbimet më të mëdha për mikrobllogje, Sina dhe Tencent që kanë nga 140 dhe 160 milionë përdorues, kanë ndaluar kërkimin e “Mongolia e Brendshme” në faqet etyre.

Faqja shoqërore, Renren, që quhet edhe si “Facebook-u i Kinës” gjithashtu ka ndalur përdoruesit për të postuar për “Mongolinë e Brendshme”. Përdoruesit e Renren që janë regjistruar në pjesën autonome të Kinës, Mongolia e Brendshme, kanë pohuar që miqtë e tyre jashtë këtij regjioni nuk mund të shohin profilin dhe faqet e tyre në përgjithësi.

Censura vjen pas shpërthimit të protestave në regjion pasi një bari etnik mongol ishte shkelur me kamion nga një vozitës etnik Han, sipas organizatës për të drejtat e njeriut. Gjithashtu qendra informative e organizatës të sipërpërmendur deklaroi që edhe aplikacioni më i popullarizuar për komunikim QQ messenger është ndaluar në regjion.

Mongolia e Brendshme që është një regjion brenda kufijve të Kinës ka një popullatë prej 24 milionë, nga të cilët vetëm 17% janë mongol, derisa pjesa tjetër i përkasin grupit etnik më të madh në vend, Han.

Kina ka 457 milionë përdoruesi interneti, por vendi rregullisht bllokon përmbajtje politike të ndjeshme në internet. Kjo censurë është ngjitur në nivele brengosëse këtë vit duke nxitur një thirrje për protestë në internet të cilën përdoruesit e kanë quajtur “Jasmine Revolution”(Revolucioni Jasmin).

Kina i është përgjigjur kësaj nisme duke bllokuar termin “Jasmine” në mikrobllogjet kineze, ndërsa edhe Google ka raportuar që autoritetet kineze kanë bllokuar përdorimin e Gmail, gjë të cilën ekspertët e kanë konsideruar si një tentim për të ndalur komunikimin ndërmjet aktivistëve për të drejtat e njeriut.

Lajmet e fundit>