Siguri

Kina liron gazetarin e burgosur për shkak të e-mailave të dërguara tek Yahoo

Sep 12 2013
0 Shpërndarje
Kina liron gazetarin e burgosur për shkak të e-mailave të dërguara tek Yahoo

Një gazetar kinez ishte dërguar në burg në vitin 2005 pasi Yahoo zbuloi hollësi të e-mailit të tij, ka lajmëruar një grup i shkrimtarëve në këtë vend.

Shi Tao was jailed in 2005 in China after Yahoo released information about his emailsShi Tao u la i lirë më 23 gusht, 15 muaj përpara se të përfundonte dënimi i tij, tha Qendra e Pavarur e Shkrimit Kinez Pen, në një deklaratë. Nuk kishte ndonjë shenjë se pse Shi u lëshua më herët dhe pa e plotësuar komplet dënimin e tij. Shi ishte arrestuar në vitin 2004 dhe u dërgua në burg, një vit më pas, nën akuzat për zbulim të sekreteve shtetërore.

Ai kishte dërguar hollësi të një memorandumi të qeverisë në lidhje me kufizimet për mbulimet me lajme të përvjetorit të masakrës në Sheshin Tiananmen në një forum për të drejtat e njeriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe legjislatorët e SHBA-së kritikuan Yahoo-në për zbulim të hollësive të e-mailit të Shi për qeverinë kineze, që kishte qenë shkak i dënimin e tij.

Yahoo, me bazë në Sunnyvale të Kalifornisë, tha që ishte obliguar që të përshtatet me kërkesat e qeverisë kineze për informacionet. Por në një seancë të kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikësnë nëntor të vitit 2007, shefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Jerry Yang i kishte kërkuar falje familjes së gazetarit Shi Tao.

Pak kohë pas kësaj, Yahoo u ballafaqua me padi të bëra nga familja e Shi-së dhe Wang Xiaoning, që është një disident që ishte dërguar në burg nën akuzat për përmbysje pasi njësia e ndërmarrjes Yahoo në Hong Kong zbuloi përmbajtje për llogarinë e e-mailit të tij tek autoritetet kineze. Në vitin 2007, Shoqata Botërore e Gazetave i dha Shi Tao-së çmimin Pena e Artë e Lirisë. (CIO Albanian)

Tags >

Kina
Lajmet e fundit>