Siguri

Kina largon videon që paraqiti veglën e hakingut

Aug 27 2011
0 Shpërndarje
Kina largon videon që paraqiti veglën e hakingut

Rrjeti qendror televiziv kinez ka shkulur një video që pa dashje përfshinte një klip të shkurtër të veglës për sulme kibernetike duke shënjestruar uebfaqen e Falun Gong.

E postuar në mesin e korrikut, videoja ishte një dokumentar i titulluar “Stuhia e internetit po vjen!”, njëmbëdhjetë minutëshe, pa ndonjë shpjegim, që tregonte pamjen e një vegleje të rregulluar të kompjuterit, që zgjedhte nga një listë e uebfaqesve të Falun Gong për t’i sulmuar me një sulm DDoS.

Është e paqartë se nga vijnë filmimet, por pamja e saj në një film të sponzoruar nga shteti u paraqit për të ofruar një përgjim aksidental në aftësitë kibernetike sulmuese të Kinës. Kompjuterët e Falun Gong kanë si cak për vite nga një fushatë hakingu të cilën shumë e shohin që të jetë si të sponzoruar nga shteti.

Televizioni qendror i Kinës nuk iu ka përgjigjur thirrjeve për t’u përgjigjur për komentimin në video, por të enjten, Ministra e Mbrojtjes së Kinës tregoi për Washington Post që “përmbajtja dhe opinioni i programit nuk paraqesin politikën dhe pozitën e qeverisë”.

Faqja ku videoja ishte vendosur videoja u kthye në një porosi gjatë të premtes, që thoshte “Kjo faqe nuk ekziston më”. Sidoqoftë, një klip që tregon veglën e sulmit është ende duke qarkulluar në YouTube./cio.al

Lajmet e fundit>