Business & Management

Kina kalon SHBA-në si treg shitjeje për smartfonët

Feb 19 2013
0 Shpërndarje
Kina kalon SHBA-në si treg shitjeje për smartfonët

china mobileSipas të dhënave të fundit nga Flurry, Kina ia ka kaluar SHBA-së në garën për tregun më të madh të smartfonëve në botë. Flurry është një kompani e specializuar në analiza për aplikacione celularësh dhe si rrjedhim ajo merr shumë të dhëna rreth botës për platforma të ndryshme celularësh.

Flurry raportoi se Kina ishte në vend të parë për ritmin e rritjes që kishte rreth një vit më parë. Me sa duket tregu i Kinës ishte mbipopulluar nga pajisje të nivelit të ulët me sistem operativ Android si dhe rritja e pabesueshme ekonomike që ka pasu, ka bërë që tja kalojë SHBA-së.

Grafiku tregon të dhëna nga më shumë se 2.4 miliardë aplikacione nga iOS dhe Android. Siç mund të shikoni të dyja shtetet kanë një ritëm pothuajsë të njëjtë në janarin e këtij viti me përafërsisht 221 milionë pajisje.

Sipas llogaritjeve të Flurry, Kina do të ketë rreth 246 milionë pajisje aktive në fund të shkurtit duke lënë SHBA-të. në vend të dytë me 230 milionë të tilla.

Skuadra e Flurry gjithashtu tregon se SHBA nuk do të mund të rikuperojnë këtë shifër, kjo për shkak të popullatës shumë të madhe që ka Kina. (CIO Albanian)

smartfone

Lajmet e fundit>