Siguri

Kina dhe SHBA do të bashkëpunojnë për problemin e spiunazhit kibernetik

Apr 15 2013
0 Shpërndarje
Kina dhe SHBA do të bashkëpunojnë për problemin e spiunazhit kibernetik

kinaShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë pajtuar që të formojnë një grup pune rreth sigurisë kibernetike, pas një serie akuzash për spiunazh kibernetik nga të dyja vendet.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, lajmëroi nga Pekini që dy shtetet do të përpiqen për veprimtari në sigurinë kibernetike, raportoi Reuters.

Siguria kibernetike “prek sektorin financiar, bankat, transaksionet financiare. Çdo aspekt i kombeve në kohë moderne preket nga përdorimi i rrjetit kibernetik dhe më e qartë për të gjithë ne, çdo komb, ka një interesim në mbrojtjen e njerëzve të vet, duke i mbrojtur të dhënat e veta, duke e mbrojtur infrastrukturën e tij,” citoi agjencia e lajmeve Kerry-in pas një takimi me ministrin e Jashtëm kinez, Wany Yi.

Reuters tha që agjencia zyrtare e lajmeve në Kinë, Xinhua, më herët kishte raportuar që gjatë takimit, ministri i jashtëm ka kërkuar që të bëhet një përpjekje e përbashkët për të siguruar hapësirën kibernetike dhe ka thënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë nevojë për të punuar drejt rritjes së besimit dhe bashkëpunimit në këtë fushë.

Çështja më parë ishte raportuar si një temë e nxehtë gjatë një bisede telefonike muajin e kaluar mes presidentit të SHBA-së Barack Obama dhe presidentit kinez, Xi Jinping.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara kishin akuzuar zëshëm njëra-tjetrën për spiunim kibernetik së fundi, kur ishte raportuar një varg i spiunazhit kibernetik kundër New York Times, Wall Street Journal dhe Washington Post. (PC World Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>