Business & Management

Kickstarter, historia e një faqeje të suksesshme për financimin e projekteve inovative

Nov 2 2013
0 Shpërndarje
Kickstarter, historia e një faqeje të suksesshme për financimin e projekteve inovative

kickstarter-logoKickstarter, faqja e njohur në internet për financimin e projekteve inovative, ka publikuar së fundmi një statistikë të re që tregon dukshëm suksesin e saj.

Në të janë finacuar në mënyrë efektive mbi 50 000 projekte nga të gjitha fushat. Kompania u lançua për herë të parë në prill 2009 dhe në të janë të regjistruar aktualisht mbi 5 milionë mbështetës.

Më poshtë tregohen statistikat më të fundit:

kickstarter_succesfully_funded-730x556

Kickstarter ka tashmë mbi 118 000 projekte të prezantuara dhe mbi 11.58 milionë premtime nga krijuesit e këtyre projekteve. Faqja është zgjeruar muajt e fundit edhe në vende si Kanadaja, Australia apo Zelanda e Re. Në të, ideatorët prezantojnë projektet e tyre, japin detaje mbi shumat e nevojshme të parave që ju nevojiten si dhe informacione të tjera të rëndësishme mbi produktin apo shërbimin që synojnë të krijojnë dhe kërkojnë mbështetje financiare nga përdoruesit.

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>