Business & Management

Këshilla se si të shkarkoni nga puna një punonjës të kompanisë

Jan 29 2013
0 Shpërndarje
Këshilla se si të shkarkoni nga puna një punonjës të kompanisë

fire-employee Nëse jeni menaxher IT-je do të vijë një ditë kur t’ju duhet të shkarkoni nga puna dikë. Të dish ta bësh këtë në mënyrën e duhur i bën gjërat më pak të vështira dhe më pak emocionale për të gjithë.

Të pushosh nga puna dikë është jo vetëm e sikletshme, por edhe e mundimshme, edhe në rastet kur punonjësi ka demonstruar performancë jo të mirë. Por imagjinoni, nëse këto janë minimumi i ndjesive që përjetoni ju që do të transmetoni lajmin, personi që do ta marrë atë do ta ketë shumë herë më të vështirë për ta kapërcyer.

Mbani përgjegjësinë e dhënies së lajmeve të këqija. Në shumë situata, është me vend që supervizori të jetë personi që i komunikon lajmet e këqija. Mënyra më e mirë është që gjatë momentin të dhënies së lajmeve, të jetë i pranishëm edhe dikush tjetër, mundësisht nga stafi i burimeve njerëzore.

Përveç personave të pranishëm nga BNj, mund të jetë e nevojshme të gjenden afër edhe persona nga siguria, edhe pse kjo varet nga lloji dhe madhësia e kompanisë.

Të gjithë ekspertët bien dakord se takimi duhet të jetë relativisht i shkurtër. Në varësi të situatës, ai duhet të zgjasë mes 15 – 30 minutave. Nëse bëhet fjalë për performancën e ulët, takimi duhet të jetë nën 15 minuta. Nëse bëhet fjalë për shkurtime të përgjithshme nga organizata, nevojitet më tepër kohë, duke qenë se punonjësi mund të ketë pyetje.

Përpiquni t’i bini shkurt dhe të jeni sa më të drejtpërdrejtë. Përpjekja për t’i mbushur momentet e heshtjes me fjalë është në natyrën njerëzore. Mos e bëni këtë gjë! Planifikoni se çfarë duhet thënë se përmbajuni asaj.

Përcaktoni faktet se përse po e shkarkoni personin në fjalë. Shikojeni atë në sy dhe thuajani specifikisht arsyen, pa e zgjatur bisedën me fjalë të kota. Më pas jepini disa momente kohë për ta kuptuar dhe pranuar vendimin. Jini të përgatitur në rastet kur punonjësi mund të mërzitet apo të irritohet dhe mos krijoni debat. Të thënurit e diçkaje të gabuar në një situatë të vështirë si kjo mund t’ju kushtojë shtrenjtë si juve ashtu edhe punonjësit. Mos harroni se vendimi është marrë dhe sado debat të behet, ai nuk do të ndryshojë.

Kujdesuni për të mbyllur të gjitha privilegjet apo e-mailet që zotëron punonjësi menjëherë pas takimit. Mos rrezikoni që punonjësit të bëjë diçka që mund t’ju ndihmojë vetëm sepse ndihet keq nga shkarkimi nga puna. fire

Nuk ka kohë të përshtatshme për të shkarkuar dikë nga puna. Mos hezitoni nëse duhet të largoni një punonjës nga kompania.

Pas takimit, sigurohuni që keni mbledhur të gjitha pajisjet që mund t’i jenë dhënë punonjësit për t’i përdorur si për shembull telefona, tabletë, laptopë, dinstiktivë sigurie, softuerë apo të dhëna të tjera.

Mbylleni takimin në mënyrë të sigurtë, duke treguar respekt. Në fund mos harroni ta shihni në sy personin në fjalë, t’i shtrëngoni dorën dhe t’i uroni gjithë të mirat. Mendoni se si do të donit t’ju trajtonin ju në një situatë të ngjashme. (CIO Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>