Karriere

Kërkesa për Linux shënon rekord

Apr 13 2012
0 Shpërndarje
Kërkesa për Linux shënon rekord

Ka qenë e dukshme rritja e kërkesës për IT profesionistë me njohuri për sistemin operativ Linux. Ishte raporti i publikuar në shkurt të këtij viti nga Linux Foundation dhe faqes Dice.com që ka vënë në pah këtë rritje në kërkesë për herë të parë.

Tani këto raporte vërtetohen me të dhënat e reja të Dice për kërkesat për profesionistë të aftë të punojnë me Linux. Sipas kësaj faqe, piku i kërkesave për punë në Linux kishte arritur me 2 prill të këtij viti me plotë 12,007 punë të postuara që kërkonin aftësi themelore në Linux. Sipas Dice, kjo është një rritje prej 17% në krahasim me vitin e kaluar.

Në një hulumtim të fundit, 10 ditë pas shifrës së cekur më lartë nga Dice, numri i punëve që kërkonin njohuri në Linux, në të njëjtën uebfaqe kishte rënë në 11.817 sosh, por megjithatë ishte afër numrit të 2 prillit.

Në mesin e punëve që kërkoheshin ishin inxhinier i sistemeve Linux, administrator për sistemet Linux, FreeBSD, inxhinier Linuxi për Red Hat, dhe administrator i sistemit Linux për Red Hat. Nga kompanitë që kërkonin këto njohuri ishin IBM, Costco, Rackspace, Barnes&Noble, Amazon, Google, dhe Warner Brothers.

Rreshtat e mësipërm ju japin një mesazh të qartë. Nëse tashmë keni njohuri, aftësi dhe përvojë për të punuar me Linux ju jeni në një pozitë për të gjetur një punë të shkëlqyeshme ose për tu ngritur në një punë më të mirë. Me gjithë këto kompani në gjah për profesionist me Linux, punëdhënësit po paguajnë paga më të mëdha dhe bonuse, përfshirë edhe orare fleksibile dhe trajnime shtesë.

Por, edhe nëse nuk keni njohuri e aftësi për Linux, mund të mësoni me anë të kurseve online dhe me programe të tilla si ai që do lançohet nga Linux Professional Institute këtë verë./cio.al/

Lajmet e fundit>