Business & Management

Kemi nevojë për infrastrukturë gigabitëshe nëse duam ekonomi gigabitëshe

Mar 15 2016
0 Shpërndarje
Kemi nevojë për infrastrukturë gigabitëshe nëse duam ekonomi gigabitëshe

European Comission for Digital Economy Gunther Oettinger speaks during on the second day of the Mobile World Congress in Barcelona on February 23, 2016. The world's biggest mobile fair, held from February 22 to February 25. / AFP / LLUIS GENE        (Photo credit should read LLUIS GENE/AFP/Getty Images)

Komisioneri Europian për Shoqërinë dhe Ekonominë Dixhitale beson se ekonomia dixhitale europiane nuk ngel pas lojtarëve të mëdhenj siç është ajo amerikane. Në shumë sektorë dixhitale kompanitë Europiane janë lider dhe zotërojnë potencial krahasuar me konkurrentët ndërkombëtar tha Oettinger.

Por për të qëndruar konkurrues, 28 fragmentet europiane duhet të unifikohen. “Një startup europian ka nevojë për 28 juristë për të mësuar 28 ligje privatësie,” tha Oettinger. Dhe duke pasur në konsideratë një fakt të tillë, investitorët janë më të prirur të shkojnë SHBA ku ekziston një ligj i vetëm privatësie.

“Për të mirat dixhitale ne kemi krijuar tregun më të madh në botë. Tani na ngelet të adresojmë tregun e vetëm dixhital,” vijoi më tej Oettinger. Masat për të arritur këtë tashmë janë marrë madje edhe përpjekjet për të bërë realitet ligjin europian të mbrojtjes së të dhënave.

Por nuk mjafton vetëm baza ligjore. Europa duhet të punojë bashkërisht për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme. “Ne kemi nevojë për infrastrukturë gigabitëshe për një ekonomi gigabitëshe,” tha Oettinger. E thënë ndryshe kemi nevojë për teknologji të tilla si ai i vektorizimit, fibrës optike dhe 5G-së. Vetëm atëherë vizioni i makinave të automatizuara, e-mjekësisë, e-qeverisë dhe e-mësimit mund të bëhen një realitet i prekshëm.

“I kemi hyrë një gare për ti shkuar në fund,” tha Oettinger dhe pavarësisht se kufinjtë nuk ekzistojnë brenda unionit secili prej qytetarëve europianë mund të bëjë dallimin kur kalon nga një vend në tjetrin përmes valëve celulare. Ka ardhur momenti që ti kapërcejmë këto kufinjë që datojnë që nga Napoleoni. Në të njëjtën kohë ftesa vlen edhe për “komshitë” e Europës.

Europa ka një mundësi të artë për tu shndërruar në lider global në sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave. Negociatat me SHBA-në për “Safe Harbour” kanë treguar një realitet tjetër, atë të unifikimit të 28 zërave në një të vetëm. Europa ka nevojë të ndërtojë një frymë ekipi dhe vetëm kështu mund të konkurrojë me rivalët dixhitalë në SHBA dhe Kinë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>