Aplikacione

Katër mënyra si Red Sox po fitojnë me SharePoint

Jun 10 2011
0 Shpërndarje
Katër mënyra si Red Sox po fitojnë me SharePoint

altIT departamenti i skuadrës të bejsbollit, Boston Red Sox, ka qenë i mbingarkuar me procesimin manual të biletave, faturave dhe letrave të tifozëve. Por, tani ata kanë ndërtuar një portal intraneti duke përdorur SharePoint 2010.

Skuadra e Boston Red Sox ka shumë armë për të fituar në fushë: goditës të fortë, një rotacion të suksesshëm në hedhje, dhe një staf stërvitës me përvojë.

Por, jashtë fushe, dhe në bazën e të dhënave të tyre, një rol të madh në suksesin e Red Sox po luan SharePoint 2010.

Në konferencën SPTechCon SharePoint të mbajtur në Boston javën e kaluar, drejtori i IT departamentit, Steve Conley u paraqit për një sesion pyetjesh e përgjigjesh së bashku me drejtorin e menaxhimit të produkteve të SharePoint, Christian Finn.

IT skuadra e Conley përbëhet prej gjashtë anëtarëve që u shërbejnë më shumë se 250 njerëzve në organizatën e Red Sox. Për 81 ndeshje sa skuadra i zhvillon si vendas për një vit, IT skuadra “është në krye të gjithçka që ndodh” thotë duke qeshur Conley.

Përjashtim nga kjo përgjegjësi bën tabela e madhe e rezultatit në qendër të fushës Fenway Park, e cila menaxhohet nga një palë tjetër e tretë.

Njëra nga avancimet kryesore që kanë bërë Red Sox është rikonstruktimi i intranet portalit të tyre të quajtur “Red Sox Central” duke përdorur SharePoint 2010.

Faqja fillestare e portalit të skuadrës përfshin veçori si ueb-transmetimi i përmbledhjeve të ndeshjeve, galeritë e fotografive, pultin për bileta për menaxherët që të menaxhojnë biletat për secilën lojë dhe veglat për motin në Boston dhe Fort Myers, lokacioni i kampit stërvitor pranveror të Red Sox.

Brenda këtij portali, Conley – i cili punon në Red Sox që nga viti 2001 kur kanë pasur “akoma makina shkrimi”, dëshironte të konfiguronte SharePoint që të zgjidhte probleme si kërkimi dhe shpërndarja e biletave, dokumentet kredenciale nga vizitorët, dhe pagimin dhe organizimin e faturave.

Në skenën e SPTechCon SharePoint, Conley shpjegoi se si lëvizja në SharePoint gjatë viteve të fundit ka liruar Red Sox nga ditët e errëta të skanimit dhe dërgimin e dokumenteve, dërgimin përtac të faturave, dhe pritjen me ditë të tëra për bileta.

 

Aplikacioni për kërkesa të biletave

Punonjësve të Red Sox u ndahen numër i caktuar i biletave për një sezonë. Këto kërkesa për bileta duhej të bëheshin përmes zyrës së biletave të Red Sox me anë të formularëve në letër, një proces që konsumonte shumë kohë nga disa orë deri në disa ditë.

“Ne ishim në gjendje të automatizonim tërë këtë me SharePoint duke përdorur një formë online për kërkesat për bileta dhe blerje.”

Ashtu siç priste Conley, kjo formë për kërkesa për bileta shpejt u bë, dhe mbeti akoma seksioni më i popullarizuar në mesin e punonjësve të Red Sox Central.

 

A mund të shoh letrat kredenciale?

Conley krijoi një formë për kërkesën e kredencialeve në Red Sox Central ku kërkuesit mund të përshkruanin rolin e tyre (vizitor, mysafir, partner), ashtu si për garën apo ndeshjen në të cilën ata do të ishin të pranishëm, dhe ku do të vendoseshin në stadium. Ngjashëm si me formularin për bileta, edhe ky proces më parë ka qenë shumë i ngadalshëm duke u realizuar me anë të formularëve nga letra.

“Kur një kërkues dërgon formularin online, ai shkon tek një IT person. Është një proces i thjeshtë automatik,” thotë Conley.

 

Shpërndarja i letrave të tifozëve

Red Sox po përdorin SharePoint edhe për të shpërndarë një mal me letra të tifozëve për lojtarët që vijnë në organizatë.

E tërë posta futet në SharePoint, nuk skanohet por futet, në një punë maratone që realizohet nga praktikantët. Conley, përmendi që synon të fillojnë të skanojnë postën dikur në të ardhmen duke përdorur SharePoint. (Por, pse mos të shfrytëzoj ata praktikantë veror kur mundesh?)

Letrat më pas renditen nëpër kataloge dhe u dërgohen në postën elektronike të lojtarëve ku ata mund t’u përgjigjen atyre personalisht.

 

Zgjidhja e faturave të mbledhura

Rregullimi dhe pagimi i faturave kanë qenë një proces i gjatë dhe i koklavitur për Red Sox dhe nganjëherë ka rezultuar edhe me vonesa në realizimin e pagesave. Por, Conley implementoi një proces online të pagesave duke u bazuar në SharePoint që lehtësoi në masë të dukshme këtë proces në kompani.

Duke përdorur SharePoint, Conley automatizoi të gjithë faturimin dhe e integroi atë me Red Sox ERP Sistemin (Microsoft Dynamics SL) duke përdorur një proces aprovimi i bazuar në rrjedhën e punës. Faturat skanohen në SharePoint dhe pastaj përfundojnë në renditjen online ku ato mund të kodohen, paguhen, dhe procedohen dhe pastaj të vendosen në ERP sistemin e organizatës.

“Koha kur jemi më së shumti të angazhuar për ne është kur bëjmë porosi për stërvitjen pranverore në Fort Myers,” thotë Conley. “Kur faturimi bëhej i tëri në letër, faturat shpesh do të qarkullonin në mes të Bostonit dhe Fort Myers, para se të paguheshin, dhe si pasojë ne do të paguanim kamata për vonesa.”

Tani pagesat realizohen në mënyrë automatike me SharePoint, ndërsa kamatat e vonesave janë vetëm pjesë nga e kaluara.

 

Shane O’Neill mbulon Microsoft, Windows, Sistemet Operative, Aplikacionet Produktive, dhe Shërbimet Online për CIO.com.

Lajmet e fundit>