Mobile

Katër këshilla për siguri në iPhone dhe iPad

Jul 15 2011
0 Shpërndarje
Katër këshilla për siguri në iPhone dhe iPad

Kohëve të fundit është ka bëhet shumë bujë për Jailbreakme.com 3.0 dhe vrimën që ka krijuar në iPhone dhe iPad. Përderisa ju prisni përditësimet zyrtare nga Apple, deri atëherë mund të përdorni këshillat tona për të qëndruar më të sigurt në pajisjet tuaja.

Për të përmbledhur më shkurt: Të mërkurën grupi i hakerëve Dev-Team publikoi Jailbreakme.com 3.0 që ofronte një mënyrë më të lehtë për të “thyer (jailbreak)” iPhone-ët e Apple. Përdoruesit mund të shtypnin mbi ikonën që duket sikur e aplikacioneve të tjera të zakonshme dhe pas 20 sekonda kishin një iPhone të “thyer” që do t’u lejonte të përdorni edhe aplikacione që s’janë aprovuar nga Apple.

Jailbreakme.com 3.0 vendos vrimë në PDF lexuesin. Shfletuesi Safari për iOS shkarkon një dosje PDF që aktivizon atë vrimë duke ndryshuar mënyrën si PDF lexuesi trajton disa lloje të fonteve. Në fakt është ky veprim që “thyen” iPhone-in.

Mirëpo ku qëndron rreziku? Një sulmues mund të kthej Jailbreakme.com 3.0 në anën e tij që në mënyrë të pavërejtur të instaloj kode malinje në shfletuesin tuaj apo në email me dosje të ngjitura. Pas kësaj sulmuesi mund të marr në kontroll të plotë mbi iPhone, iPad, apo ndonjë pajisje tjetër iOS dhe të instaloj gjithçka që dëshiron nga regjistrues çelësash (keylogger) deri tek një bot.

Apple të enjten deklaroi që janë duke punuar në arnimin e kësaj vrime, por së fundmi Apple ka qenë e ngadalshme në përmirësimin e problemeve dhe në thumb të kritikave të njohëseve të sigurisë teknologjike. Dhe derisa Apple është duke punuar për të gjetur një zgjidhje, ne po ju japim katër këshilla që do të mbajnë më të sigurt iPhone-in dhe iPad-in tuaj.

1. E para dhe më kryesorja, mos shkarkoni apo hapni dosje nga uebfaqe të pabesueshme.

2. Mos shtypni në linqe nga uebfaqe të panjohura apo të pabesueshme apo në linqe të dyshimta nga burime të besueshme (përfshirë edhe Google Search).

3. Mos hapni dosjet e ngjitura në email të panjohur apo të dyshimtë nga dërgues të besueshëm. Llogaria e mikut tuaj ka mundur të jetë e hakuar.

4. Sapo të lëshoj Apple arnimin, instalojeni menjëherë! Shumë përdorues nuk e bëjnë arnimin me kohë ose e bëjnë shumë vonë.

Lajmet e fundit>